Përgjaket Turqia, 39 viktima e 69
të pas një atentati në një klub nate  

Përgjaket Turqia, 39 viktima e 69<br />të pas një atentati në një klub nate  
TURQI-Viti i ri 2017 në Stamboll ka nisur me një sulm terrorist si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë 39 persona. Sulmi ka ndodhur në pjesën europiane të Stambollit, përballë Bosforit, ne nje disko ku rreth 500 persona po festonin ndërrimin e viteve.

Sipas mediave turke, 69 persona kanë mbetur të plagosur ndersa mes viktimave numerohen 15 persona te huaj.
Është mësuar identiteti i 20 të vdekurve. 15 prej tyre janë të huaj dhe5 janë shtetas të Turqisë. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar.

Në momentin e atentatit në diskotekën 'Reina' kishin nisur festimet e Vitit të Ri. Disa dëshmitarë thanë se ka patur disa të shtëna me armë zjarri. Ishte ora 1:15 minuta.
Vrasësi ka hapur zjarr me kallashnikov mes të rinjve që po festonin në lokal.
Në momentin e sulmit në lokal kanë qenë 500 persona.
Shumë prej tyre kanë mundur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritaret e lokalit direkt e në Bosfor.

Dëshmitarët thanë se të shtënat u dëgjuan brenda lokalit të natës 'Reina' që ndodhet në lagjen Beshiktash, pjesa europiane e qytetit.

Makinat e policisë dhe ambulanca mberriten në vendngjarje, ndërsa agjentët e policisë rrethuan zonën.
Shume personave iu dha ndihma e pare ne vendngjarje, disa u transportuan me urgjence ne spital, kurse per disa te tjere nuk kishte mbetur me asnje mundesi shpetimi. Kishin mbetur te vdekur ne vend.

Suleyman Soylu tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kapur autorin e sulmit, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm, njofton BBC.

"Kërkimi për 'terroristin' po vazhdon. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet shpejt”, tha ai.

Pavarësisht se në këtë natë të ndërrimit të viteve ishin angazhuar rreth 17 mijë policë, Stambolli nuk i ka shpëtuar sulmeve. Kjo nuk është hera e parë që kjo lagje tronditet nga të tilla sulme. Në 10 dhjetor 38 vetë humbën jetën ndërsa 166 të tjerë u plagosën gjatë sulmit në stadium.

Erdogan: Sulmi për të krijuar kaos dhe destabilizim të vendit
Presidenti Tayp Erdogan ka reaguar mbi sulmin në Stamboll duke u shprehur se gjithçka bëhet për të krijuar kaos e destabilizim të vendit.
Ne si komb do të luftojmë kundër sulmuesve, jo vetëm ndaj atyre që mbajnë armët, por dhe forcat pas tyre. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe nuk do u japim terren lojërave të pista”.
[gallery]20358[/gallery]



Mesohet se autori vrau një polic dhe një civil në hyrje të lokalit ‘Reina’, që ndodhet në lagjen Beshiktash, pjesa evropiane e Stambollit që ndodhet përballë Urës së Bosforit.
Vrasësi ka hapur zjarr me kallashnikov mes atyre dhjetra të rinjve që po festonin në lokal.
Në momentin e sulmit në lokal kanë qenë 500 persona.
Shumë prej tyre kanë mundur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritaret e lokalit direkt e në Bosfor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot