Sërish terror në Turqi. Terrositët kanë goditur me eksploziv një autokolonë ushtarake në jugperëndim të vendit duke lënë të paktën 7 ushtarë të vdekur dhe disa të plagosur sipas mediave lokale
Qyteti Diyarbakir njihet si një ndër më të mëdhenjtë me shumicë kurde në jugperëndim të Turqisë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pas shpërthimit terrorist në zemër të kryeqytetit turk ku mbetën të vdekur 28 persona dhe 61 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com