'Përgjigja e ftohtë 2022', stërvitja e mbi 30 mijë trupave të NATO-s në Norvegji! E planifikuar më parë por merr tjetër kuptim në këto kohe lufte

'Përgjigja e ftohtë 2022', stërvitja e mbi 30 mijë trupave të NATO-s në Norvegji! E planifikuar më parë por merr tjetër kuptim në këto kohe lufte

Çfarë nevojitet për të mbrojtur, luftuar dhe mbijetuar në një mjedis Arktik? Çfarë do të bëni nëse bini nëpër akull ndërsa keni veshur 20 kilogramë veshje ushtarake?

“Cold Response 2022” është një stërvitje e planifikuar prej kohësh që bashkon mijëra trupa nga aleatët dhe partnerët e NATO-s, duke testuar aftësinë e tyre për të punuar së bashku në kushtet e motit të ftohtë në të gjithë Norvegjinë - në tokë, në ajër dhe në det. Kjo stërvitje merr një kuptim tjetër tani në këtë periudhë lufte të Rusisë në Ukrainë dhe që rrezikon një konflikt shumë më të gjerë.

Gjatë javëve të ardhshme, forcat e armatosura aleate të NATO-do të zhvillojnë këtë stërvitje të parashikuar për muajt mars dhe prill.

“Cold Response 2022” (Reagimi i Ftohtë 2022) po bashkon aleatët nga Evropa dhe Amerika e Veriut, duke demonstruar lidhjen e qëndrueshme transatlantike në zemër të NATO-s.

Rreth 30,000 trupa nga mbi 25 vende nga Evropa dhe Amerika e Veriut do të bëjnë ushtrime në mot të ftohtë – në tokë, në ajër dhe në det në territorin e Norvegjisë.

Cold Response 2022 është një stërvitje e planifikuar dhe e rregullt, të cilën Norvegjia e pret çdo dy vite. Stërvitja e këtij viti u njoftua më shumë se tetë muaj më parë.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se kjo stërvitje nuk është e lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, të cilit NATO po i përgjigjet me masa parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese.

"Forcat aleate duhet të jenë të gatshme për të operuar në çdo mjedis në çdo kusht. Trajnimi në Norvegji i lejon aleatët dhe partnerët e NATO-s të praktikojnë aftësitë e tyre duke vepruar në mjedise ekstreme dhe të ashpra, nga fjordet e ngrira deri te detet e dridhura e deri te malet e mbuluara me akull. Ka një arsye që Norvegjia pret Qendrën e Përsosmërisë së NATO-s për Operacionet e Motit të Ftohtë! Por shumë aleatë të tjerë të NATO-s organizojnë stërvitje dhe ndihmojnë gjithashtu në zhvillimin e kësaj ekspertize, nga Baltiku i ftohtë në plazhet e largëta vullkanike të Islandës deri në Arktikun e Lartë Kanadez", njofton NATO.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'