Përgjimet bashkojnë Bashën e
Kryemadhin, nesër nis aksioni

Përgjimet bashkojnë Bashën e<br />Kryemadhin, nesër nis aksioni<br>
TIRANE-Zbardhja e përgjimeve të drogës të grupit të Habilajt ka bashkuar PD dhe LSI.  Pas konferencave për shtyp, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili janë drejtuar për në selinë e PD për të takuar Lulzim Bashën.

 

Takimi mes Bashës dhe Kryemadhit ka nisur rreth orës 19:45 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa sipas burimeve të Report Tv, kryetari i PD dhe e LSI kanë diskutuar për organizimin e betejës opozitare kundër krimit. Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur që nesër në orën 11:00 do të zhvillohet tryeza opozitare për aksionin kundër krimit.

 

Kjo është hera e parë që herë Monika Kryemadhi zhvillon një takim me Bashën në selinë blu, ndërsa më herët dy palët kanë deklaruar se do të unifikojnë qëndrimet për shumë cështje kundër qeverisë Rama.  

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

'Aventura shqiptare me kontrabandën e Malboros' në 'Crime Story' premierë sot ora 22:00 në Report Tv

'Aventura shqiptare me kontrabandën e Malboros' në 'Crime Story' premierë sot ora 22:00 në Report Tv