Akuza për Vasilin? Braçe i ashpër kundër opozitës për dosjen 339: Ke blerë vota me para në dorë

Akuza për Vasilin? Braçe i ashpër kundër opozitës për dosjen 339: Ke blerë vota me para në dorë

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Brace është treguar i ashpër pas akuzave të opozitës kundër socialistëve, që u bënë dje nga Gazment Bardhi dhe Petrit Vasili për vjedhje votash. Braçe, kujton zgjedhjet në 2013 dhe 2017 duke treguar disa situata konkrete lidhur me blerjen e votave në mënyra të ndryshme. Edhe pse nuk e përmend me emër akuzat duket se shkojnë për Petrit Vasilin. Debati u rikthye pas përgjimeve që Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë nga dosja 339 për krimin zgjedhor në Durrës.

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Prej dy ditesh degjoj te ulerase me te madhe nje pis;

Flet per vjedhjen e votave ne zgjedhje prej partise socialiste!

E di si eshte kur hap gojem ky?

Si te hapesh kete kapakun ketu!

Shikoni,

une kam qe nga 1992-shi ne zgjedhje,

si vezhgues, komisioner, gazetar, politikan i ri, kandidat per deputet, deputet, drejtues politik;

I kam pare te gjitha! Po te gjitha!

(kete pis deri ne 1998-99, se kam pare kerkund, me pas e kam te degjuar si emer-me ngjante pseudonim, pastaj degjova per te se ishte nje hajdut i vogel, pastaj gjeti partine tamam per te, fill pas saj e ne vijim u be nje hajdut i madh).

Sic e dini tani,

une kam hyre ne Kuvend nga “zgjedhjet kampion” te vitit 1996!

Pa me te voglin diskutim qe cdo pale zgjedhje qe ndodhen me pas kane qene me te mira se “Zgjedhjet96”;

Kane patur probleme boll,

me dashje patjeter, ne funksion te mbajtjes apo marrjes se pushtetit;

por kurre keto probleme nuk arriten majen 1996!

Ne kaq vite, kurre nuk e pata problem te diskutoj, perballem, te degjoj e tme degjojne njerezit, ata qe votojne; I vetmi problem ishte mbrojtja e votes nga vjedhja, nga blerja me leke ne dore, nga kembimi me lope, dele, miell, listat e borxheve ne dyqane!

Ne 2013, bera tre takime publike ne nje fshat, shume njerez, diskutime gjate; tek i katerti isha te premte para zgjedhjeve dhe besova se do fitonim aty.

Pas meje, jo ne fshat por ne dyqanin e vetem shfaqet Pisi, me cante me para ne dore bleu borxhin e fshatit me liste,

mori listen dhe e ktheu ne vota;

une dola i dyti, ai i pari, partia ne pushtet thuajse u shua!

Ne 2017, per dite te tera, paradite e pasdite takonim njerez plot, te interesuar per te nxjerre nga harresa nje zone te administruar, percare e lene rruges prej Pisit;

Ne darke ruanim nje mitsubishi te erret brenda se ciles nje drejtor burgu mbushte zarfat me leke!

Te premten e fundit para dites se zgjedhjeve-eshte dita e tyre e shenjte, jetike ne nje fushate ku nuk bejne takime publike, e ndoqem ne nje rruge fshati, nxitoi te ikte, sja doli, hodhi thesin e zi me leke ne kanalin e madh

3M te thelle e mbushur me uje dhe iku;

Kanali u tha deri ne mengjes, njerezve ju be gjak e dhjame thesi!

Ndaj, lere kapakun Pis!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muhameti: 21/08/2020 23:46

    E para part jeni ju ps te dytet jan pd e te tret jemi ne qe e dim se partia e lsi ka dal vetem me vota te bleme e te vjellme me Ilir florinin ajo parti e shkatrroj demokracin ne shqipri. Sa te dal ps te baj shtet prish kolicioni sa te dal pd e te baje shtet del lesheija prish kolicionin

    Përgjigju
  • Vicifoli: 21/08/2020 19:36

    Rrnofte Flamur Noka Kryministri i duhur per Shqipnin

    Përgjigju
  • LORA: 21/08/2020 17:16

    Pa diskutim qe rritja e numrit te deputeteve te lesh-e-lise shpjegohet me blerjen e votes se shtresave vunerabel.Nuk guxoj te fajesoj te mjeruarit.Ne logjiken me te thjeshte gjej qe kuserimet e parase publoke jane marramendese nga tregtaret e votave. Nga kane dale leket,Erjon djali,qe perdhunojne pas 1996-es vullnetin zgjedhes ne Shqiperine tone??? E keni detyre te zbuloni dhe ndeshkoni,,,ndryshe kjo pocaqi do n'a mbuloje me gjithsej. Kujtoj Olldashin e ndjere,qe ne shtator 2013 deklaroi ne parlament kete praktike krethemelese ,edhe nga partia e tij.Ndoshta ky guxim dhe pergjegjshmeri politike i tmerroi ata qe i moren jeten.

    Përgjigju
  • pisi i palare gjithe mut: 21/08/2020 16:23

    O zoti zv K/M, kur i dini keto bema pse nuk i coni ne prokurori, apo prokurori hesapi e sales dhe e dhalles e likes dhe leshit te likes dhe nuk hetohen se prokuroret i mbyllin me leka. Keni heshtur me qellim ????, ndersa sot pse na i tregoni si peralla me mbret. Te gjithe jeni fajtore, ju qe i dini dhe heshtni per keta pisa qe kane blere vota (sipas teje) dhe tani se fundmi na i tregoni si nje ndodhi e lashte nga shekulli i kaluar, kuptohet dhe dihet qe nuk keni se ç'tu bejne se jane parashkruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën