Përgjimet e SHISH, Braho:Nëse
ka ndodhur, masa drastike
Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë edhe për denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave, prefektë e deputetë. Kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se nëse ka ndodhur atëherë do të merren masa drastike për përgjegjësit.
TIRANE- Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë në lidhje edhe me denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave por dhe drejtorë, prefektë, deputetë.
I pyetur nga A1 Report, kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se nuk dinte që ishte në përgjim por nëse ka ndodhur atëherë do të merren masa drastike.
“Nuk di që përgjohem. Nuk ka bir nëne që më përgjon mua por nëse ka ndodhur kjo është kundër rregullave dhe do të merren masa drastike. Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale”- tha Braho për gazetaren Joniada Koçi.
"Visho Ajazi do të pyetet edhe për përgjimet në polici. Shkresa që na ka rënë në dorë është shqetësuese"- tha deputeti Piro Lutaj në përfundim të seancës së sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku u vendos që Kreu i SHISH të mërkurën të raportojë në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
Në numrin e së dielës, 2 mars 2014, gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi disa nga emrat që agjentët e SHISH mbajnë nën vëzhgim dhe një pjesë e informacioneve rreth këtyre emrave janë bërë pjesë e debateve politike në parlament dhe jo vetëm.
Një burim, i cili është pjesë e skemës së ndjekjeve operative i ka thënë gazetës, se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Spartak Braho, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ermal Beqiri, Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, prefektin e Vlorës Besnik Dervishi, kryebashkiakun e këtij qyteti Shpëtim Gjika, Drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe shefin e qarkullimit në Vlorë Ilir Rrokaj.
DO RAPORTOHET DHE PER AKTET TERRORISTEVisho Ajazi Lika do të raportojë në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj institucionit të tij për mosbashkëpunim me policinë sa i takon shpërthimeve me tritol. Kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se kreu i SHISH do të raportojë me kërkesë të opozitës.
Kërkesa për këtë seancë dëgjimore është bërë nga deputeti i PD-së, ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Gjithashtu Visho Ajazi do të flasë edhe për emërimet në SHISH. Kjo është kërkuar nga deputeti i PS-së Qefalia.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16