Përgjimet,efektivi i policisë garanci
biznesmenit për parcelat e drogës

Një efektiv policie në komisariatin e Kurbinit, pasi është paguar nga një biznesmen ndërtimi, i ka dhënë garanci këtij të fundit se parcelat e tij me drogë nuk do prekeshin nga asnjë anëtar i komisariatit të Laçit.

Në gjurmë të aktivitetit të efektivit të policisë Zan Kasmi dhe biznesmenit Lefter Nelaj,kishte rënë dhe prokuroria e Krimeve të Rënda. Falë hetimeve të kryera kjo e fundit ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar kriminal që kultivonte lëndë narkotike në zonat e Kurbinit, me qëllim trafikimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe arrestohen organizatorët e këtij grupi, të cilët dyshohet se bashkëpunonin edhe me një punonjës policie të zonës, i cili gjithashtu është arrestuar gjatë veprimeve të zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Personat që kanë rënë në pranga janë shtetasit Lefter Nelaj biznesmen ndërtimi, Hashim Nelaj,Elton Haxhia, Bashkim Kodra dhe Zan Kasmi, ky i fundit efektiv policie.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në Korrik 2015, në bazë të materialeve të përcjella nga ana e Prokurorisë së Kurbinit. Nga hetimet, rezultonte se disa persona të arrestuar në flagrancë, mund të ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, si strukturë përgjegjëse për hetimin e grupeve kriminale, pranoi aktet e Prokurorisë së Kurbinit dhe zhvilloi hetimet e mëtejshme.

Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi informacione të mjaftueshme, në bazë të të cilave grupi kriminal kishte bashkëpunimin e një punonjësi policie, i cili kishte për detyrë të njoftonte nëse zhvilloheshin operacione policore anti-kanabis në atë zonë.Për këtë arsye, Prokuroria angazhoi në hetim edhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme.

Biznesmeni mori garanci nga policia
Nga hetimi i deritanishëm, rezulton se personi kryesor i këtij grupi është biznesmeni Lefter (Luftetar) Nelaj, ka mbjellë dhe kultivon parcela me bimë narkotike në zonën e Malësisë së Kurbinit.

Rezulton gjithashtu se ai është përfshirë në kultivimin e kësaj bime edhe në ambiente të mbyllura, ku sigurohet kultivimi në kushte artificiale (ndriçim dhe ngrohje me llampa). Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Nelaj ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit.

Po ashtu, nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cënohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimit të lëndës narkotike pas procesit të përpunimit.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se subjektet e këtij procedimi penal, në veprimtarinë e tyre të kundraligjshme, janë organizuar dhe funksionojnë në formën e grupit të strukturuar, ku dalin qartë, personat që kanë financuar këtë aktivitet, personat që drejtojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë në terren dhe lidhja e tyre me punonjës të policisë të cilët sigurojnë që parcelat e mbjella të mos cënohen.

Rastet e goditjes së grupit
Në kuadër të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, ky grup kriminal është goditur në disa raste të ndryshme dhe konkretisht në datën 21 shtator 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Sami Balloku, sepse në afërsi të banesës, ju gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 35 kg. e 0.30 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Ndërkohë në 22 shtator 2016, në fshatin Selitë lagja “Daul”, në 9 parcela u gjetën të kultivuara 430 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Më 21 shtator 2016,në vendin e quajtur Trolle, fusha e Mizajve, Mat, në 2 parcela u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1038 bimë narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa në një parcelë u gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 19 kg e 378 gr. bimë narkotike Cannabis Sattiva e prerë dhe e varur për tu tharë.

Gjithashtu më 22 shtator 2016 në vendin e quajtur “Ballok”, në fshatin Vinjoll, Milot, në një ambient të mbuluar me plasmas, u gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale 69 kg e 700 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Po në shtator u arrestua në flagrancë shtetasi Klevis Balloku, sepse në banesë, u gjetën dy tubo uji plastike për vaditje dhe në 7 parcela në Vinjoll, u gjetën të kultivuara e asgjësuan 1907 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Në oborrin e shtëpisë, ju  gjetën 29 kg. bimë narkotike e tharë, një armë gjahu teke ruse.

Më 27 shtator 2016, në fshati Vinjollë Kurbin në malin e Trolles,  u gjetën e u asgjësuan 3720 bimë narkotike Canabis Sattiva gjysmë të thara dhe u sekuestrua 2406 gr bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Më 27 shtator 2016, në fshatin Gallatë, në një zonë të pyllëzuar, në 3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 130 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Në 1 tetor 2016,në fshatin Shperdhet, në zonë të pyllëzuar në 4 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 330 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.Më datën 30 shtator 2016 në fshatin Vinjoll, në vendin e quajtur “Perlat” në 4 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 565 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në 7 teteor 2016 u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Kodra, sepse në Shemri, në tre ambiente të improvizuara u gjetën duke u tharë 8 kg. e 220 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Më datë 7 tetor 2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhevahir Xhaferri e Aldo Xhaferri, sepse në fshatin Shemri, në një parcelë u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 40 bimë dhe 3920 gr. lëndë bimore e tharë të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë një operacioni të datës 14 tetor 2016, në fshati Vinjollë, Kurbin, në malin e Trollës, në një stan janë konstatuar për tu tharë 120 degë bimë narkotike Cannabis Sativa,si dhe në një thes plasmasi u gjetën disa boçe Canabis Sativa gjysmë të thara. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8070 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Më 14 tetor 2016, në malin e Trollës, fshati Vinjollë Kurbin, në vendi i quajtur “Stani Dashit”, në një parcelë janë konstatuar të mbjella 100 bimë narkotike Cannabis Sativa ndërsa rreth 1300 bime të tjera ishin të prera e të krasitura.

Të varura për tu tharë u gjetën 18.000 bimë narkotike Cannabis Sativa. Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3328 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po në fshatin Vinjollë në tetor janë zbuluar 2 parcela, ku u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
 
Të arrestuar
Luftar Nelaj

Hashim Nelaj

Elton Haxhia

Bashkim Kodra

Zan Kasmi (punonjës policie)

Sami Balloku ndaluar më parë në flagrancë me lëndë narkotike

Aldo Xhaferri ndaluar më parë në flagrancë me lëndë narkotike



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet