Gjermania ka deklaruar se ka anuluar një pakt që daton nga periudha e Luftës së Ftohtë, me SHBA-n dhe Britaninë e Madhe pas zbulimeve që kanë të bëjnë me përgjimet komunikimeve elektronike. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, tha përmes një deklarate se anulimi ishte i nevojshëm për shkak të debatit që ka shpërthyer javët e fundit mbi privatësine të dhënave personale.
Marrëveshja u anulua të premten nga e cila SHBA-ja, Britania dhe Franca të cilat kishin trupa të stacionuara në Gjermaninë Perëndimore kishin të drejtën për të kërkuar operacione të vëzhgimit për të mbrojtur ato forca.
Gjithashtu marrdhëniet mes Berlinit dhe Washingtonit u tendosen pasi ish punonjësi i Sigurisë Kombëtare amerikane, Edward Snowden dha informacione sekrete se qeveria amerikane përgjonte edhe shtetasit europianë përfshirë edhe ato gjermane.
Informacionet e Snowdenit në mediat e huaja rreth programeve të mbikqyrjes kanë ndezur një zhurmë politike në SHBA dhe jashtë vendit mbi balancën midis të drejtave të privatësisë dhe sigurisë kombëtare.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com