Mijalkov, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Grueski, akuzohet se ka përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme më shumë se 8500 telefonave që prej vitit 2008 deri në vitin 2015.
Skandali për përgjimet i cili shpërtheu në vitin 2015, çoi në krizën politike në shtetin maqedonas, i cili shkoi në zgjedhje të parakohshme në dhjetor të viti të kaluar.
Prokurorja speciale, Katica Jeneva, ka akuzuar rreth 100 persona, përfshirë edhe ish-kryeministrin Gruevski dhe drejtues së latë të partisë së tij për keqpërdorim të detyrës.
Deri tani, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës për 36 persona, ku mes tyre janë edhe dy ish-anëtarë të qeverisë Gruevski.
(D.T/Shqiptarja.com)