Përgjimet, Kryemadhi: Dita e së
vertetës, Llalla të hetojë Tahirin
Pas publikimit nga mediat italiane të përgjimeve të bandës së drogës ku përmendet edhe emri i Saimir Tahirit, ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Pas publikimit nga mediat italiane të përgjimeve të bandës së drogës ku përmendet edhe emri i Saimir Tahirit, ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Sot është dita e së vërtetës për të gjithë ata që dyshuan qoftë dhe njeherë të vetme tek akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin.
Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama. Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar.
Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kerkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më.
Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen.
Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë.
Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit” deklaron ajo.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)
18 Maj, 22:50
-
Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll
18 Maj, 22:20
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale
18 Maj, 21:44
-
Populli im nuk është as homofob, as racist!
18 Maj, 21:39
-
Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme
18 Maj, 21:27
-
Ylli Pata: 'Diversiteti' - Teza e Agron Gjekmarkajt, si tendë për ballkonin e Berishës
18 Maj, 21:12
-
Fabrizio Bosso sjell në Tiranë koncertin 'We Wonder', homazh për muzikantin Stevie Wonder
18 Maj, 21:06
-
Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë
18 Maj, 20:59
-
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit
18 Maj, 20:39
-
A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë
18 Maj, 20:33
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24