DOSJA/ ‘Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë’, si u kap 69 kg kokainë! Djali i Breçanit: Babai më tha se po zbërthehet SkyECC, ishalla biem gjithë në një sektor

TIRANË- Pasi kishin dështuar 1 ditë më parë me ngarkesën prej 446 kg kokainë që u kap në Holandë, grupi kriminal i trafikimit të drogës nga Amerika Latine nis planin për nisjen e një sasie prej 69 kg, kësaj here jo nga Ekuadori, por nga Brazili. Por, edhe kësaj here rezultati do të ishte dështimi, lënda narkotike u kap pa u nisur.  Droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.

Vetë grupi e kishte të qartë se për të ngarkuar drogën dhe për ta kaluar nga portet e Barzilit është shumë më e vështirë dhe në fakt ashtu u rezultoi, pasi porosia prej 69 kg kokainë u kap nga autoritetet. Në përgjimet e Sky ECC, Ismail Zeneli, i cili ishte porositësi dhe financuesit, i thotë personit *D****P* (i paidentifikuar) se nuk duhet të hapet shumë dhe të këtë kujdes në Brazil. Ata diskutojnë për mënyrën se si do ta fshehin drogën nëpër kontejner pasi kishin frikë se do kapej.

Përgjimet

Ismail Zeneli-(*D****P*); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU...

*D****p* (i paidentifikuar) --Daje, Vetëm pasqyra than...

Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht....

*D****P*--Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than...

Ismail Zeneli -Mire beje...

*D****P*--Hapag final...

Ismail Zeneli -Pa merak nga ana ime...

*D****P*--Dyshemenë se saldojnë mirë tha...

Ismail Zeneli --Probleme esht atje daku kupton...

"D****P*--Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin...

Ismail Zeneli --Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot....

*D****p*--Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn...

Ismail Zeneli --Daje aty mundohu, Me bere qmos...

*D****P*. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo....... E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër...

Eralbi Brecani --Si ja kaluat...

Zeneli:--Po mire...

Besmir Murati--Okay plak...

*D****p*--Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo...

Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar...."

Një shumë prej 500 mijë euro i dërgohet një personi të paidentifikuar për të nisjen e drogës, të njëjtit që dështoi të dërgonte në destinacion atë të Holandës që u kap më 5 janar 2021. 

“Me datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: "...Dajlok a flete, QA bone a je mire, QA thot (*D****p*). Daj nji pytje qat £500 per ku ja nise atij? Ecu apo Bra. Kush ishte si transfert. Tha dje niset. Tha dje niset. Po mer dajlok. QA? S ato te parat. Ku je, Po flas....". Kjo bisedë dyshohet se ka lidhje me bisedën e bërë më datë 03.01.2021, ora 20:54 midis Q3QNV9 dhe *D****P*, ku janë dërguar një sasi prej 500 mijë paund nga shtetasi Ismail Zeneli për tek *D****p*”, thuhet në dosjen e SPAK.

Edhe pse përgatitjet u bën, droga u kap pa u nisur dhe madje mediat braziliane e raportuan menjëherë. Një sasi prej 69 kg kokainë ishte kapur pa u nisur në destinacion. Grupi që e priste e kishte marrë vesh, por akoma dërguesi nuk ua kishte komunikuar. Në orët e pasdites së 19 shkurtit 2021 ai u shkruan mesazhin që malli ishte kapur një ditë më parë.

I paidentifikuar: Sa jam zgjuar. Më shkroi primo dje, edhe puna e pasqyrës ka ra.

Besmir Murtati: Shnosh të jemi vëlla, s’kemi çfarë bëjmë.

Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit. Në përgjime, Eralbi Breçani u tregon bashkëfolësve se i ati i kishte dhënë instruksione si të ruhej, duke u bërë thirrje që t’i heqin telefonat pasi po përgjohen aplikacionet ‘sky’. Më tej anëtarët e grupit kriminal mes shakash me njëri-tjetrin urojnë që nëse arrestohen të bien në të njëjtin sektor burgu, për të bërë muhabet.

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli...po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

SPAK, për të provuar autorësinë e kësaj ngarkese që dështoi të nisej i dërgoi letërporosi autoriteteve braziliane, të cilat në kthim përgjigje kanë përputhshmëri me mesazhet e dekoduara të grupit kriminal në SkyECC.

Roli i secilit prej anëtareve të grupit sipas SPAK

a) Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier. Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.

b) Shtetasi Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu për shkak të kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht në Amerikën e Jugut ka krijuar lidhje ndërmjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit që kanë udhëtuar në këto shtete me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të narkotikëve.

c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil).

d) Përdoruesi i SkyçECC *D****p*, i paidentifikuar ka pasur rolin e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lëndës narkotike; pritjen e shumave të parave të dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit në vendet e Amerikës së Jugut; blerjen e sasive të ndryshme të narkotikëve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike në konteniere me qëllim trafikimit drejt vendeve të BE-së.

*Në zhvillimet më poshtë keni lajmet nga dosja e SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
'A ja dhe pistoletën atyne?', Erzen Breçani kujdeset si po i shkojnë punët të birit në trafikun e kokainës: Kam frikë mos ju presin në besë marokenët

1700686341_eralbbrecani.jpg

Janë zbardhur të tjerë detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të drogës, ku ëhstë i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçani dhe persona të tjerë.

Sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni i i shpërndani shpejt”, ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.

“…Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju predin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajtmos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.- i thotë Erzeni të Birit.

Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses.

 “….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te…Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e respektoj si mik vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…Po asht e kontrollume shum avioni…Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ovnen…Mir i ke than…Po oer sa kile do nisin…Po nga aq eshte shum mire…Cka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shum…Vetem po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqe me foli ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb…E ishalla po i ecen… Ishalla po ecen mar…

Në një episod tjetër Breçani i dërgon mesazh të birit në lidhje me një pistoletë.

‘…A ja dhe pistoleten atyne a…Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ja lan as gjurmet tua..Se prite zo me kap i dalin gjurmet…E gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithve pse ëej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju te pareve njerzve…Nuk kam nevoj thash i kam tana lekt me ba se nuk nisi pun po nukni pata lekt…Dhe me tha une solla elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…’

Ora 17:22
Dosja e SPAK/ Edhe Nuredin Dumani foli për Erzen Breçanin! Informonte Bujar Ajetin kur policia shkonte ta arrestonte në Kukës

Ish nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani i arrestuar prej 21 nëntorit 2023 si pjesë e një grupi strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së është takuar edhe me Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë.

Njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri ka treguar në deklarimin e tij të 17 tetorit 2023 takimet me Erzen Breçanin dhe lidhjet e këtij të fundit me Bujar Ajetin. Sipas dosjes Breçante luante rolin e informtorit.

Dumani tregon se Breçani, ishte shok i ngushtë i Ajetit, (Gremizi)  pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin RENEA dhe se e informonte kur policia shkonte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni

“..Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin. 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni.

Madje Dumani kujton që Erzeni ishte i shqetësuar pasi kishte mësuar për përgjime.

Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi...dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar "Stani"dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë...."

 Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet, shkruhet në faqen 82 të dosjes në SPAK

Madje në dosje zbulohet se Breçani përdorte telefonin e Dumanit.

"Pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC. Ai dërgon mesazhet: "...Ok...Ta gezojn...Kodin e ka... Cimicimi... Dhe te parin dhe dytin... Qa bome..." Ky fakt, mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera ai deklaron se: "...Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë....”. thuhet në dosje.

SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash dhe  djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge. Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjerë.

Ora 15:55
“Për kry të fëmijëve i thash t’i…”/ Dosja e SPAK, si i Ismail Zeneli kërcënoi oficerin e Shërbimit Informativ

Në dosjen hetimore të SPAK për goditjen e grupit të strukturuar kriminal jepen edhe disa të dhëna për mënyrën sesi transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar në mënyrën që të zhvilloheshin bisedat sekrete midis tyre.

Nga përgjimet që janë zbardhur nga Sky ECC me Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë. Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si i Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Pjesë nga dosja e SPAK:

‘Shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar. Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”.

V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.’- thuhet në dosje.

Ora 10:40
'Mos flet shoferi se gjermanet jan te hidhur shok... Ma shum kena fitu se hum ' Zbardhen përgjimet e shefit të krimeve Dedan GJonit me Albert Prengën për ngarkesën me 166 kg drogë e kapur në Gjermani

Në dosjen e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com flitet për episodin e zbulimit të sasisë prej 166 kg marihuanë në Erwitte, nisur nga Spanja nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut me destinacion final Gjermaninë.

Droga u sekuestrua më 3 nëntor 2020. Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar në kamion, që drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova.

Në dosje shkruhet se nga përmbajtja e komunikimeve mes bashkëbiseduesve të paidentifikuar, rezulton se Albert Prenga është “porositës dhe bashkëfinancues në trafikimin e një sasie lënde narkotike e llojit marihuanë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptar të paidentifikuar”

Rreth datës 21.10.2020 Albert Prenga nis të sigurojë sasi të lëndës narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë në disa qytete të Spanjës. Pas sigurimit të kësaj lënde narkotike, transporti i saj realizohet nga shtetas shqiptar të paidentifikuar, të cilët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin duke përdorur këtë skemë: 2 persona udhëtojnë të parët në një automjet të "pastër", i cili nuk ka lëndë narkotike në brendësi të tij, me qëllim kontrollimin e rrugës nëse ka prezencë të policisë apo organeve të tjera ligjzbatuese, të cilët kanë si detyrë kontrollin e automjeteve.

Gjatë gjithë udhëtimit ata komunikojnë në aplikacionin SkyECC dhe makina që transporton sasinë e lëndës narkotike, drejtohet nga udhëzimet e dhëna nga makina e parë.  Në këtë mënyrë ata realizojnë transportin e sigurtë të lëndës narkotike në destinacion, me qëllim trafikimin e saj.

Pas sigurimit, grumbullimit, paketimit të lëndës narkotike të dyshuar e llojit marihuanë, transportohet rreth datës 31.10.2023 me kamion drejt Gjermanisë. Internerari i ndjekur është nisja nga Spanja, nëpërmjet Francës dhe me destinacion final Gjermaninë. Transporti i lëndës narkotike realizohet nëpërmjet një kamioni, në të cilën është shofer shtetasi Bajram Grabova.

Nga analiza e bisedave dhe këqyrja e të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Bajram Grabova udhëton drejt Spanjës dhe mbërrin me datë 25.10.2020, ku do të pritet në port nga përdoruesi AUKVIK, i paidentifikuar.  

Pjesë e kësaj droge kishte destinacion edhe Kosovën. Në këtë trafik del dhe emri i shefit të komisariatit nr 6 Dedan Gjoni  arrestuar më 20 nëntor 2023 së bashku me ish nëndrejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani.

Në episodin e zbardhur nga aplikacioni Sky ECC Albert Prenga komunikon me shefin e Krimeve, Dedan Gjoni dhe i tregon se ka humbur ngarkesën me drogë në Hanover të Gjermanisë. Shefi i krimeve, Gjoni e ngushëllon, duke i thënë se nëse i bëjnë llogaritë më shumë kanë fituar se kanë humbur.

Pergjimi

Më 21 tetor 2020 Albert Prenga komunikon me një përdorues C8BCF9, i paidentifikuar, në lidhje me sigurimin e lëndës narkotike dhe dyshohet se janë organizues të trafikimit të saj CMMN6S.

CMMN6S (Albert Prenga) E jan 11 kile tujat e 50 te miat me u ble... Vec kam marr tel ne valencja...
C8BCF9 (I paidentifikuar): Po nuk harrove thuaju tjua vejne nje shenim atyre pakove te mija qe ta dime ca jane...

CMMN6S (Albert Prenga) Po shok i them un nipit.".

Gjatë komunikimit zbulohet se droga ishte dhe për tu dërguar në Kosovë

CMMN6S (Albert Prenga) -Dy te zezat jan per kosoven... Shok kto ganta do marrish...E kto tjerat jan tonat...Ktu jan 39 kile ...

UFFVKQ- (I paidentifikuar) Jan me shkronja shok....Se kshu spo i dalloj dot..

CMMN6S -Po jan 4 qanta ngjyr tjeter... E dy te kosoves jan te zeza...

Më 28 tetor 2020 në skyECC komunikohet dhe mes Albert Prengës dhe Dedan Gjonit i cili në aplikacion është identifikuar si DMI6CF

Në orën 16:55, në vijim të komunikimeve Dedan Gjoni, i ka dërguar Albert Prenga 2 (dy) fotografi. Në njërën nga këto fotografi dallohet një paketim drejtkëndësh, të thyer në mes, ku dallohet një lëndë e me ngjyrë kafe, e përpunuar dhe presuar. Në fotografinë e dytë dyshohet së është i njëjti paketim, i pa dëmtuar, ku dallohet një lëndë e me ngjyrë kafe, e bluar dhe presuar, e mbështjelle me amballazh të tejdukshëm, me mbishkrimin "ARRIBA ARRIBA ANDAL ANDALE". Këto pako kanë ngjashmëri me pakot si ato të cilat paketohet lënda narkotike e llojit canabis sattiva e përpunuar, e cila në zhargonin e bashkëbiseduesve njihet me emërtimin "çokollatë".

CMMN6S((Albert Prenga)... Shoku im barin e kam ble... Kan shku me marr qunat... E masneser e kam per rrug...

DMI6CF (Dedan Gjoni) ...Na shkofte mbare shok... Po per cokollat...A ti themi atij ti marrim...A ke rruge per gjermani... Qe te bejme nje pune bashke... Ti marrim 100 klg e 50 per ket shokun e 50 une e ti... Ti vetem merru me rrugen... Ose me thuaj sa duhen per nje rruge e ta bejme... Pastaj shikojme fare mund te bejme..."

Më datë 03.11.2020 nga Policia Gjermane sekuestron sasinë e lëndës narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuana në kamionin që drejtohej nga Bajram Grabova

Me datë 04.11.2020 në orën 08:50, Albert Prenga komunikon me Dedan Gjonin në SkyECC

CMMN6S (Albert Prenga) --Shok ke qen me fat... Ti byrazeri im nipi e shoqi jot...Se me ra kamjoni mram...Plot me mall..

DMI6CF( Dedan Gjoni)  --Ku mo shok...

Albert Prenga--Prz masi ka shkarku... Tu shku per hanover...40 kile te miat kam pas mren...

Dedan Gjoni: I njejti kamion mo...Cfare thu...Si ka mundesi mo habitshme

Albert Prenga: Do jet ngatrru shoferi e fut kundravajtje...700 metra pa hy ne shok...E garazh...

Dedan Gjoni: Mos ja qi nanen...Po me vjen keq shok... Cfare tersi...

Albert Prenga: --Me vje keq se ishte shoferi im ma i besushem... Dhe kamjoni...

Dedan Gjoni: Po gjynah mo shok me ngel ne fund..

Albert Prenga: Tani me ka qit pun... Dhe ni her me gjet tjeter kan...Po me fat esht kjo pun o shok.

Dedan Gjoni: -Mos flet shoferi se gjermanet jan te hidhur shok... Leket e mia shok merri e bej cfare te duash... E organizo punen e te bejme ate qe te kam thene...

Albert Prenga: Joooo...Lekt e tuja vetem ti... Kam shit te bardh ne angli... E kam fitu prz e madh...Jam prap ne pun...

Dedan Gjoni: Zot mbare shoku im...

Albert Prenga: Por shoferi shum i besushem e tani esht veshtir me... ...gjet tjeter... Vetem kjo... Se kjo pun kshu e ka

Dedan Gjoni: Po do gjesh mo shok do gjesh

Albert Prenga: Po te bajm llogarit ma shum kena fitu se hum hahahha.

Dedan Gjoni: Por shikoni hiqni malli se mos kerkojne ndalesat... E shkojn kontroll tek magazine...Se shikojne krejt ndalesat qe ka ne navigator...

Albert Prenga: Jo jo e kam rregullu..."

Ora 10:37
Per vlonjatin...Sa të mbarojë në Ekuador direkt këtu! E kërkojnë Italianët edhe belgët ...." Zbardhen përgjimet e Dedan Gjonit, informator dhe për Dritan Rexhepin

Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri dhe jo vetëm pasi akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës.

Bëhet fjalë për një përgjim të 2020 kur Dritan Rexhepi ndodhej në Ekuador ndërsa e kërkonte ta ekstradonte edhe Shqipëria, Italia dhe Belgjika.

Sipas dosjes Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacionin SkyECC  identifikohet si përdorues i DM16CF. Ky i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.

Në dosje thuhet se  Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit.

Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si "Vlonjati" që do mbarojë punë në Ekuador” thuhet në dosje.

Me datë 20.09.2020 në orën 09:11  Dedan Gjoni takohet me një person pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tek i cili do interesohej për porosinë

Më pas shkëmben mesazhet me një person të me kodin JKE1C8, i paidentifikuar në dosje. Gjatë bisedës Gjoni i tregon se italianët janë shumë të rezervuar pasi kishin frikë nga dekonspirimi.

Dedan Gjoni: Isha me ate shokun...
JKE1C8-- Ti shefii ca po ban..
Dedan Gjoni: Cbehet andej...
JKEIC8-ca thoshte...
DMI6CF--Asgje per ty... Dhe krejt demi eshte bere me ate d r nga vlora...
JKEIC8--po e di...
DMI6CF Mos i thuaj gjë nokut...
JKEIC8--po ca ka fol ne tel asht hap bythesh punoj me filanin a ca...
DM16CF--Kishin kerkuar info nderkombetareve per te...Qija nanen... Per ate zot...
JKE1C8--Cpun kam un ca më thu ti o shok maroj muabeti...
JKEIC8--ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen...
DMI6CF-Per koke te djalit…U habita... Kan kerkuar info, e di kush ka dosjen...
Por me shume e kan vete it....Jan treguar sh te rezervuar itl...Per tu habit... Kurse per ate, eshte bere marrveshja...Do ekstradohet ne Shqiperi...Per vlonhatin...Sa te mbaroje ne ekuador direkt ketu...E kerkojne edhe belget... Edhe it... Biles itl me shume...
JKEIC8--atij ti q... r.. vk tina... po per shokun ca tha naj gje fiks a kan dit gje a thu aty ne Shqiperi para se me i ik ktij ne shoi...
DM16CF--Per cdo gje me njofton...
JKEIC8--shpi...
DMI6CF--Jo fare...Sh diskret itl...
JKEIC8--naj gje tjeter per muabet ca thoshte...
DMI6CF--Ofl vetem gjoba po ben... Hahaha... U kishin filluar procedim ca oficerave... Hahah...
JKE1C8--jojo po kur mund tr merret vesh lista...po bajn list tjeter...apo ne janar myllet seriozisht ofl?...
DMI6CF--Funksionon ndryshe shok me keta... Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qellim ekstradimi... Kaq... Kordinim e shpallje ne kerkim...
JKEIC8--po thu per italin ?...
DMI6CF-Per te gjithe vendet qe kemi marrveshje...
JKEIC8--ca tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte ?...
DMI6CF--Asgje shok...Asgje prej gjeje...Se dhe une se ngacmova shume...Se kisha merakun me shume per ty...Se eshte bere mediatike puna e tij...Por qe ne fillim me tha se itl kan qene sh te rezervuar...
JKEIC8--q... nanen...paska ba si mafhoze me fertet italia....kan pas merak mos ju del info ndoshta... DM16CF--Po kan pas raste deshtimi me ne...Shume here...
JKEIC8--po po...". thuhet në faqen 77-78 te dosjes.

Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023 në Stamboll gjatë një operacioni të policisë turke në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shqipëria ka bërë gati dosjen dhe kërkon ekstradimin e tij.

Dedan Gjoni  akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine në BE.

Ora 09:44
Dosja e SPAK/ ‘Ishalla biem në një sektor të gjithë, bëjmë muhabet’, djali i Erzen Breçanit-anëtarëve të tjerë të grupit: Babi thotë hiqni telefonat, po hapen ‘sky’

1700686341_eralbbrecani.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike ku dyshohet se bënte pjesë edhe ish zv.drejtori i policisë në Tiranë, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani.

Sipas dosjes së SPAK, në përgjimet e zbardhura në aplikacionin sky në datën 8 janar 2021, zhvillohet një bisedë në grup mes Ismail Zenelit, Besmir Muratit, Eralbi Breçanit dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar.

Teksa flasin për një ngarkesë kokaine që pritet të kalojë nga Brazili, Eralbi Breçani u tregon anëtarëve të tjerë të grupit kriminal se po hante drekë me të atin Erzen Breçani. Në përgjime, Eralbi Breçani u tregon bashkëfolësve se i ati i kishte dhënë instruksione si të ruhej, duke u bërë thirrje që t’i heqin telefonat pasi po përgjohen aplikacionet ‘sky’.

Më tej anëtarët e grupit kriminal mes shakash me njëri-tjetrin urojnë që nëse arrestohen të bien në të njëjtin sektor burgu, për të bërë muhabet.

Biseda mes anëtarëve të grupit kriminal:

Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.

*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, tek muri në fund, dopio mur.

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli...po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim

Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuki: 24/11/2023 09:07

    ka shpetuar mire ne brazil pa u bere dash i pjekur

    Përgjigju
  • Maloku tirones: 24/11/2023 02:32

    I biri qeka bol si mata

    Përgjigju
  • Sali: 23/11/2023 17:22

    Po ku jeni more ju te PD qe se hapni gojen per Erzenin Apo do merni leje tek bab Sali. Ne krahe te babes e keni koken e krimit

    Përgjigju
  • Bim: 23/11/2023 13:46

    Po kengtarja e jone e preferume a eshte marre ne pytje apo Vipat nuk merren ne pytje, aro jan te pafajshem

    Përgjigju
  • frano gjik: 23/11/2023 13:45

    shteti qe na trashegoi sali maloku me compano dhe shteti qe po vazhdon edi mafia te dy kane ngjashmerine krimin korrupsionin brenda ne gjirin e vet e pasurimin e familjeve te tyre nga krimi

    Përgjigju
    • Or tej: 24/11/2023 07:42

      Edhe ai qe ishte per 40vjet para atyre nuk ishte burre edhe aq i mire or teeeejjjjj

  • tornitori: 23/11/2023 13:05

    histori gogolash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni