"Përgjimet", Llalla thërret kreun e
SHISH e drejtuesit e prokurorive

SHISH e drejtuesit e prokurorive">
Tre javë pas nisjes së hetimeve mbi dyshimet e përgjimit të paligjshëm me pajisjen ‘IMSI Catcher” kryeprokurori thërret në takim kreun e shërbimit informativ shtetëror Visho Ajazi Lika.

Në takimin e kësaj të enjte të pranishëm në takim kanë qenë po ashtu kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdërmataj dhe ai i Tiranës në të cilën po zhvillohen hetimet për dosjen “Përgjimi” Petrit Fusha.
 
Burime nga ky takim i zhvilluar pa praninë e medias i thanë Report Tv se nga SHISH është dorëzuar një raport i imtësishëm për informacionet e mbledhura në terren dhe lëvizjet e automjetit në të cilën mbahej kompjuteri “IMSI Catcher”.
 
Ndërkohë që e paqartë mbetet përfshirja e prokurorisë së krimeve të rënda në këtë takim pasi proceduralisht hetimet për këtë dosje po kryhen nga prokurorja Anisa Qilimi nga prokuroria e Tiranës.
 
Një ditë më parë për të hedhur dritë mbi lëvizjet, trajnimin si dhe personat e autorizuar për të qenë pranë pajisjes “IMSI Catcher” Prokuroria e Tiranës dërgoi një letër porosi drejt Ministrisë së Drejtësisë në Itali për disponim informacioni zyrtar.
 
Pas masave të sigurisë dhënë më dt.6 Qershor nga gjyqtari Arjan Aliaj për kreun e policisë së shtetit Haki Çako dhe vartësit e tij Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj, prokuroria e Tiranës pranon se ka në verifikim dhe veprimtarin zyrtare të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
 
Në rast të konstatimi të ndonjë shkelje ligjore sqarojnë hetuesit dosja do ti kalojë për kompetencë prokurorisë së përgjithshme e cila ka tagër të kryej hetime për zyrtar të lartë në postin e ministrit.
 
Për të verifikuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronikë dhënë më dt.6 qershor për Dukën e Xhelilajn pritet që gjykata e Tiranës të premten në mesditë të zhvillojë një seancë gjyqësore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik