TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, anëtarë i Komisionit të Sigurisë dhe njëkohësisht anëtar i grupit të deputetëve që kreu kontrollin në SHISH Pjerin Ndreu, gjykon se skandali i përgjimeve që është bërë nga SHISH, ka përmasa më të mëdha se ajo që duket. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Ndreu sqaron se, ajo çka duket është vetëm maja e ajsbergut.
Ndërkohë, lidhur me mundësinë e shkarkimit të kreut të SHISH, Visho Ajazi, Ndreu thekson se ky nuk është qëllimi i komisionit në vetvete, por ai nuk e përjashton këtë mundësi, duke thënë se dorëheqja do të ishte gjesti i duhur. E megjithatë Deputeti i Partisë Socialiste nuk përjashton edhe mundësinë e ndryshimit të kuadrit ligjor për këtë çështje. Të gjitha këto thekson ai, do të përpilohen kur kontrolli të mbarojë punën e nisur dhe t’ia paraqesë ato Kuvendit.
/Shqiptarja.com