Përgjimet në Bild/ Braçe: Nuk blehen dot 1 milion vota, nuk shantazhohet Partia Socialiste

Përgjimet në Bild/ Braçe: Nuk blehen dot 1 milion vota, nuk shantazhohet Partia Socialiste

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar një ditë pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' ku shpjegon se Partia Socialiste nuk ka blerë vota.

Ai në reagimin e tij shpjegon se nuk mund të blihen 1 milion vota dhe as 100 mijë vota. Më pas Braçe ka ndarë në dy kategori ata persona që u adreson mesazhin e tij.

Braçe ka deklaruar lidhur me përgjimet dhe duke ju drejtuar kategorisë së parë 'Gagaçi Mendor'  se duhet hetuar gjithçka ka ndodhur. Ndërsa në kategorinë e e dytë që Braçe u drejtohet si shantazhusit, thotë se Partia socialiste nuk shantazhohet dot.

Reagimi i plotë i Braçes:

Partia Socialiste nuk ka fituar kurre duke blere vota! Kurre! Sepse nuk blihen 1 milion vota! Sepse nuk blihen as 100 mije vota! Kush eshte marre me zgjedhjet, une kam 23 vite qe merrem me to, e di fare mire kete!

Ndaj sot dua te them dy gjera per dy kategori gojtaresh te zeshen keto kohe;

E para, per kategorine qe perfaqesohet nga “Gagaçi Mendor” e qe tipizon te gjithe keta gjahtaret urrejtes te socialisteve qe cdo darke jane ne TV e cdo mengjes jane ne gazetat e TV-ve: Te hetohet gjithcka qe ka te beje me zgjedhjet e 2016-tes e zgjedhjet e 2017-tes!

Gjithcka! Madje te ishte hetuar ne kushtet e flagrances, mu sic ligji thote. Nuk ka ndodhur! Te hetohet tani, e gjithe “masakra” qe thoni ju e qe nuk ekziston, Te hetohet tani, i gjithe krimi i dhunshem i disa bandave te krimit politik ne Diber e ardhur aty qe, eshte i dokumentuar!

Mbi baze te provave e fakteve, vetem mbi baze te tyre e jo mbi baze te analizes se fjaleve qe “Gagaçi Mendor”, me veshtiresine e gagaçit i deformon, tjeterson duke i kthyer ne shpifje banale qe kercasin e ulerasin per te vrare te verteten!

E dyta, per kategorine e shantazhuesve, bere te gjithe bashke, nga prokuroret politike te partise, partive deri tek “Goje Pushka” qe do na vrase e prese te premten ne darke; Se pari, per keta dy prokuroret qe kane ndertuar kete strategji shpetimi per vete e shantazhi per socialistet: Nuk shantazhohet Partia Socialiste!

Eshte aq e madhe dhe e forte, sa nuk ua merr mendja! Ka nje arsye, Fuqia qe ka prej njerezve te zakonshem, fuqia prej popullit.

Pikerisht se eshte keshtu, kur kjo parti vendos nuk kthehet pas; Ka vendosur per Reformen ne Drejtesi dhe do shkoje deri ne fund: Drejtesi e barabarte tani!

Nuk ka kohe tjeter, as per ne e as per ju! Drejtesi e barabarte tani per ti dhene fund pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te korruptuar por edhe ndaj prokuroreve te korruptuar e partiake, plote te tjereve qe kurre nuk ishin te barabarte para ligjit-sic kushtetuta thote; Per ti dhene fund ciklit te krizave qe po e mbajne peng kete vend per shkak te pandeshkueshmerise, mungeses se drejtesise se njejte per te gjithe.

Se dyti per “Goje Pushken”, ne nuk vrasim, por edhe s’leme kend te na vrase!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun