Përgjimet, Noka: Dyshime edhe nga
mediat italiane, Rama transparencë

Përgjimet, Noka: Dyshime edhe nga<br />mediat italiane, Rama transparencë
Demokratët kërkojnë  nga qeveria transparencë për pajisjen e përgjimit.
 
Duke iu referuar mediave italiane dhe pikëpyetjeve që ngrenë për përdorimin e kësaj pajisje, deputeti Flamur Noka  tha se edhe këto media flasin për lidhje në konflikt interesi.

Pyetja që ngre gazeta italiane është kjo: Nëse pajisja do të përdorej vetëm për trajnimin e punonjësve përse ajo është mbajtur e fshehtë?
Skandali i pajisjes së përgjimit ka ngritur alarmin edhe në vendin tonë fqinj. Media italiane flet për dyshime, për lidhje në konflikt interesi me kompaninë prodhuese të pajises së përgjimit. Megjithëse çështja po ndërkombtarizohet sërish Rama nuk jep asnjë shpjegim dhe përgjigjie para opinionit. Përse u fut në mënyrë të paligjshme kjo pajisje, përse u përdor pa vendimin e prokurorit, kush e përdori, kush u përgjua? Ashtu si PD, qytetarët, opinioni publik dhe media italiane thonë se kjo histori ka nevojë për një transparencë rrënjësore. Duhet zbardhje e kësaj afere, e këtij krimi shtetëror dhe përgjegjësit me Saimir Tahirin në krye të dalin pa vonesë përpara ligjit
’ tha Noka.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv