'Përgjimet, provat që demaskojnë Dakon', Spaho: Pa u futur në burg, nuk do të ketë drejtësi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar këtë të hënë për mediat se Vangjush Dako duhet të arrestohet menjëherë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave.

Sipas Spahos, Dako po shfrytëzon ditët për të shkatërruar provat dhe manipuluar dëshmitarët, duke u ndihmuar edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.

“Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”, ka deklaruar Dako, duke shtuar se kësisoj nuk ka për të patur drejtësi dhe as luftë kundër krimit në vend.

Ka të paktën dy javë që shqiptarët kanë parë provat e vërtetësisë së denoncimit të Partisë Demokratike se, Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! 

Deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se, Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.  Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Euopë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës. 

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.  

Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve