Përgjimet që fundosën Behar Bajrin/ ‘Duhet me heq se s’bën’, si donte të vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës

Përgjimet që fundosën Behar Bajrin/ ‘Duhet me heq se s’bën’, si donte të vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës

1690536883_pellumbgjokabeharbajri.jpg

Pas ceremonisë së varrimit të Indrit Rrajës në 2020-ën do të ekzekutoheshin tre persona Ibrahim Lici, Dorian Duli dhe Genc Tafilit. Për vrasjen e tyre u angazhuan Astmer Bilali, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjera, ndërsa porosia vinte ekskluzive nga Behar Bajri, teksa dijeni ka pasur edhe Pëllumb Gjoka, i cili jep herë pas here informacion për grupin kriminal.

Në zbardhjen e përgjimeve të aplikacionit SkyECC Behar Bajri komunikon me Astmer Bilalin. Vrasjen e Ibrahim Licit e kërkojnë me çdo kush të dy, jo vetëm Behar Bajri, por edhe vetë Astmer Bilali, edhe pse kanë qenë shok fëmijërie.

Në një bisedë të të dyve Astmeri i thotë Beharit: Ibrahim Licin duhet me u heq se s'bën.

Ndërsa Behari ia kthen: Ose hiq Dor Dulin, ose ri vetëm atëherë.

Grupi në fjalë krijon makinacione gjithandej për të marrë informacion ku ndodhet Lici dhe 2 të tjerët që duhet të vriteshin.

Në një tjetër bisedë Behari i shkruan Astmerit: A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen, i kam të gjitha gati, kam paguar informatorin. Vjen "Genci" me gjithë "Brahimin" prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja. I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin.

Astmeri shkruan: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku. Më datë 22 gusht 2020 Aleks Ndreka merr pjesë në varrim dhe i dërgon informacion Prekë Kodrës që Dorian Duli ndodhet në ceremoninë e varrimit bashkë me Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Ndreka, gjithashtu jep informacion për veshjet që ka Dorian Duli, por nuk ka arritur të fiksojë automjetin që ai ka në përdorim. Behar Bajri përgatitet me qëllim realizmin e vrasjes kur Duli dhe Lici të jenë duke u larguar nga ceremonia e varrimit por për shkak se nuk është i sigurt për automjetin me të cilin po udhëtojnë nuk e realizon vrasjen.

Ai shprehet që ishin të gjithë gati për të realizuar vrasjen, por nuk ishte i sigurt për automjetin dhe për këtë arsye e ka anuluar me qëllim që të mos vrasë njerëz të tjerë. Në vazhdimësi Aleks Ndreka dhe Prekë Kodra shprehen që ato do të marrin pjesë edhe në të 7-at e ceremonisë së varrimit dhe aty mund të jetë një tjetër rast i mirë për realizmin e vrasjes.  


Lajmi kryesor:

Në kërkim për ‘Metamorfozën’ kapet në Francë Behar Bajri! Biznesmeni Gjoka i ofroi 120 mijë € për ekzekutimim e ish-policit të Burgjeve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë