Përgjimet, Rama takon Tahirin.
I kërkon dorëheqje nga PS? 

Përgjimet, Rama takon Tahirin.<br />I kërkon dorëheqje nga PS? <br>
Report Tv ka zbuluar se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë takuar për rreth dy orë rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Kryeministri, jo vetëm larg syrit të medias, por edhe vëmendjes së bashkëpunëtorëve të ngushtë në qeveri dhe PS. Report Tv ka mësuar se takimi kokë më kokë ka qenë me tone të ashpra. 

Nga ky takim nuk dihen shumë detaje, por mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë pikërisht akuzat e fundit në adresë të ish-ministrit të Brendshëm për lidhje të tij me trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Emri i Tahirit përmendet në bisedat, të përgjuara nga policia italiane, mes Moisi Habilajt dhe një trafikanti tjetër të cilët përmendin shumat, gjithnjë sipas trafikantëve, që fiton ish-ministri i Brendshëm nga trafiku i drogës. 

Mësohet se Rama i ka kërkuar Tahirit të japë dorëheqje nga funksionet drejtuese në PS. Nuk dihet ende cili do jetë qëndrimi i ish-ministrit të Brendshëm i cili përveçse deputet, aktualisht mban edhe detyrën e koordinatorit kombëtar për bashkëqeverisjen e njëherazi edhe atë të kryetarit të degës së PS për Tiranën. Saimir Tahiri është duke kaluar situatën më të vështirë politike që nga koha që i është bashkuar PS-së. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)