Përgjimet, republikani McCarthy:
Trump i paguar nga Putin

Përgjimet, republikani McCarthy:<br />Trump i paguar nga Putin
Ndërsa zërat për shkarkimin e Donald Trump shtohen Ëashington Post publikon një tjetër artikull kompromentues i cili bazohet mbi disa përgjime.

E përditshmja shkruan se një muaj para se Trump të fitonte nominimin  për të qënë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale , Kevin McCarthy, lider i mazhorancës republikane një nga aleatët e tij më të afërt në Kongres, gjatë një takimi privat në Capitol Hill ka bërë një deklaratë shpërthyese politike.

”Mendoj se Putin e paguan Trump” dëgjohet të ketë të thënë në 15 qershor republikani i cili po ashtu shton se shefi i Kremlinit paguan edhe Dana Rohrabacher një deputete republikane e Kalifornisë e famshme në Kongres pasi mbron gjithmonë Rusinë dhe Putin.

’Audio Sekrete dhe biseda daton më 15 qershor dhe është regjistruar vetëm pak kohë pasi krerët e mazhorancës republikane në Kongres,Mccarthy dhe Paul Ryan u takuan vecmas me kryemninistrin ukrainas Vladimir Groysman.

Por është Ryan ai i cili ndërhyn menjëherë në bisedë duke bllokuar vijimin e informacioneve. Prej më se një viti regjistrime të tilla janë mbajtur të fshehta e bëhen publike në momente tepër kritike për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Por McCarthy reagon pas artikullit duke u shprehur se ishte një tentativë për të bërë humor dhe se nuk cuditet aspak që Washington Post e ka transformuar në një Breaking news.
 
E lajme të tilla Trump në një postim në rrjetin social facebook i konsideron një gjueti shtrigash.

E gjithë zhurma rinisi pasi Trump shkarkoi nga detyra kreun e FBI Comey i cili po hetonte lidhjen ruse me stafin elektoral të manjatit dhe ky i fundit i ka kërkuar Comey të heq dorë nga hetimi i ish këshilltarit të sigurisë Flyyn i cili po ashtu u shkarkua sepse nuk kishte deklaruar bisedën e tij me ambasadorin rus.

Redakisa Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë