TIRANE - Komisioni i Sigurisë pritet që të përfshihet nga një debat ndërmjet Kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe deputetëve të komision. Duke qenë se në axhendën e punimeve është parashikuar që të miratohet buxheti vjetor për SHISH-in, pritet që kryetari i këtij institucioni të shkojë për të diskutuar në Komision lidhur me kërkesat që ai mund të ketë për financat në vitin 2015.
Të paktën kjo ka qenë praktika e tij deri më sot ku gjithmonë ka vajtur vetë për të diskutuar me deputetët e komisionit. Por prezenca e tij në komision vjen në një kohë kur ka plasur skandali i përgjimeve.
Brenda Komisionit të Sigurisë është ngritur edhe grupi i kontrollit të Shërbimit Informativ Shtetëror përsa i përket përgjimeve të paligjshme nga ky institucion.
Vetëm pak javë më parë, ky grup kontrolli i cili përbëhet nga deputetët Xhemal Qefalija, Pirro Lutaj dhe Pjerin Ndreu, kanë prezantuar në Komisionin e Sigurisë një raport paraprak për kontrollin e bërë ndaj SHISH ku rezultonte se në listën e përgjimeve ishin futur edhe një pjesë e politikanëve të lart, mes tyre edhe vetë tri deputetët e grupit të kontrollit.
Kjo gjë pritet që të ndez debatin brenda Komisionit të Sigurisë ku deputetët e mazhorancës do të kërkojnë sqarime ndaj kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror mbi skandalin e përgjimeve. Kjo gjë lidhet edhe me faktin se në listën e të përgjuarve ishin edhe ministra edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjë e cila ia rëndon edhe më shumë pozitat kreu të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ajo që mbetet ende enigmatike është fakti nëse Visho Ajazi Lika do të vijojë traditën e tij duke vajtur personalisht në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë apo do të dërgoi përfaqësuesit e tij në mënyrë që të shmang edhe debatet me deputetët e mazhorancës për përgjimet.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor, 11:21
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06
-
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
27 Dhjetor, 11:03
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor, 11:00
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43