Përgjimet, Xhelili fundos PD:
Pajisja u fut në kohën e Nokës

Përgjimet, Xhelili fundos PD:<br />Pajisja u fut në kohën e Nokës
TIRANE-Një pajisje Imsi Catcher që shërben për përgjime të specializuara është futur që në kohën kur ministër i Brendshëm ka qenë Flamur Noka.  Kështu deklaroi sot në Komisionin Hetimor për pajisjen e përgjimit, oficeri i Policisë, Entjol Xhelili, ndërkohë që opozita e cila ka ngritur këtë Komision, pretendon se Imsi Catcher është futur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pa dijeninë e Prokurorisë.

Anëtarët e mazhorancës pas deklaratës së Xhelilit kërkuan që të hetohet edhe periudha kur ka qenë ministër Flamur Noka dhe të zgjatet afati i komisionit.

Në fund të dëshmisë, Entjol Xhelili i cili mbante veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë dykrenare në gjoks, ndërsa në kyçet e duarve të lidhur dy shalle, një me flamurin e amerikan dhe një tjetër me flamurin e BE, këndoi dhe himnin kombëtar. 
Xhelili tha se kyveprim është betimi se sot në Komision ka dëshmuar të vërtetën. Për këtë ai bëri një veprim të pazakontë, vuri dorën në zemër dhe këndoi dhe himnin kombëtar.

Komisioni Hetimor për pajisjen 'IMSI-catcher' ka thirrur për të raportuar ditën e sotme edhe shefat e policisë së burgut të Elbasanit, të Peqinit dhe të Rrogozhinës.
 
E ndërsa shefat e burgut të Elbasanit dhe të Peqinit mohuan dijeninë që në ambientet e burgut të jetë futur një pajisje përgjimi, shefi i burgut të Rrogozhinës, Besnik Kaptelli deklaroi se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Artur Zoto ka pritur në zyrë në kohën që ka qenë drejtori i burgut të Peqinit një oficer të policisë, Entjol Xhelilin.
 
Edhe Shefi i Policisë së Burgut të Fushë- Krujës, Gëzim Gjoni deklaroi se pas urdhrit nga Drejtori i Përgjithshëm është futur në ambientet e burgut 302 oficeri i policisë Xhelili, (në kohën që e drejtonte) ndërsa ka shënuar në protokoll se synim ka qenë matja e cilësisë së ajrit me një pajisje, të cilën ai tha se nuk e ka parë.

'IMSI-catcher' Xhelili- Nokës: Kam përgjuar kur keni qenë ju ministër
  
Dëshmia e Etjon Xhelilit, oficer i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale

Noka: Jeni në dijeni të futjes në Shqipëri të një pajisje përgjimi?
 
Etjon Xhelili: Ka një hetim penal dhe referuar kodit të procedurës penale, ka një dënim prej 5 vitesh nëse nxjerr sekretin hetimor
 
Mund të iu them vetëm dicka që përgjime të paligjshme nuk ka pasur, nuk e kam shkelur ligjin prej 15 vitesh.
 
Noka:
Procedurat i përcakton ligji, as ti as unë, aq më pak ti, je dëshmitar, mos bëj komente....Jeni në dijeni të futjes së kësaj pajisje?
 
Xhelili:
Nuk kam ndërmed të shkel ligjin se ma kërkoni ju. Nëse të intereson e ëvrteta do të zbardhet për cështje kohe.
 
Noka: Nuk ke kuptuar pyetjen. Jo për pajisjen. Në karrierën tuaj kemi marrë pjesë në trajnime për pajisje përgjimi të organizuar nga policia?
 
Xhelili: Nuk më kujtohet mirë, por në kohën që ishit ju ministër po. Nuk e mbajt mend mirë... PO, nga firma që ka sjellë pajisjen IMSI kur keni qenë ju ministër.
 
Noka: Kush ua ka bërë trajnimin?
 
Xhelili:
Në  2011 besoj
 
Noka:
Po, po, unë e kam sjellë, por duroni, me qetësi
 
Noka: Gëzim Gjoni  tha se keni hyrë te burgu 302, e mbani mend? Keni hyrë me një mjet? Pse?
 
Xhelili
: Cëshja është në hetim. Asnjëherë në mënyrë të kundërligjshme, por nuk më kujtohet nëse kam hyrë. Ne hyjmë gjithandej...
 
Noka: Konkretisht?
 
Xhelili: Nuk e mbaj mend
 
Noka: A keni përdorur mjetin me targat?
 
Xhelili: Cështja është në hetim...
 
Noka: Gëzim Gjoni pranoi se në 12 qershor 2015 u fute me makinë me arsyetimin për matjen e cilësisë së ajrit. E mbani mend?
 
Xhelili: Ai ka të drejtën e tij për të thënë, unë timen, nuk më kujtohet nëse e kam takuar
 
Noka: Po me Artur Zoton njiheni?
 
Xhelili: E kam pasur shef komisariati. Gjatë kohës që ishte drejtor i burgut nuk më kujtohet të kem pasur kontakte
 
Noka: Në libër është shënuar nga Gëzim Gjoni që keni hyrë te 302 me urdhër të Zotos me makinën AA 380 BD me motivacion për monitorimin e ajrit?
 
Xhelili: Cështja është në hetim..
 
Noka: A keni përdorur një makinë me këto targa?
 
Xhelili: Cështja është në prokurori
 
Noka: A keni qenë pranë ambasadës së SHBA, Presidencës, Kuvendit, ABBA Center me këtë makinë
 
Xhelili: Jo
 
Noka: Po te parku i autobusve?
 
Xhelili: Aty unë kam zyrat
 
Ndreu: Kjo pajisje e paska burimin në kohën që ju keni qenë ministër. Ti kërkojmë parlamentit për të hetuar rolin tënd, pasi ka rrezik që ti e di shumë mirë si është përdorur.
 
Noka: Dakord që të hetohemi ne edhe për përgjigjimet tani...
 
Cuko: Kur unë isha komandant i Gardës, ti ishte një ushtar i thjeshtë i Saliut
 
Noka: E kam për nder, am krenar
 
Cuko: Sipas dëshmitarit qënka trajtuar në 2011 që përkon me drejtimin tuaj, tregon për prova dhe fakte të reja.
 
Tani komisionin do ta nisim që nga 2011, ose më herët

 Dogjani: Ke takuar ndonjë në burgun e Peqinit shefin e policisë Kaptalli?
 
Xhelili: Ky emër nuk më thotë asgjë
 
Xhelili: Pajisje IMSI kanë ardhur edhe kur keni qenë ju ministër..
 
Noka: I mbani mend datat
 
Xhelili: Jo. Nuk kam pasur në administrim asnjëherë pajisje përgjimi
 
Zeneli: Ju nuk jeni duke ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje...Në burgun 302 është shënuar që ju keni hyrë, përse?
 
Xhelili: Cështja është në prokuroi. Ne nuk shkojmë ti themi kriminelit hape pak derën se do tiu përgjojmë
 
Noka: Ju thatë që kemi marrë pjesë në trajnime përgjime
 
Xhelili: PO
 
Noka: Këto dy vitet e fundit keni marrë pjesë?
 
Xhelili: Nuk më kujtohet të kem marrë pjesë për IMSI me 99.9%

Dogjani: Ke takuar ndonjë në burgun e Peqinit shefin e policisë Kaptalli?
 
Xhelili: Ky emër nuk më thotë asgjë
 
Xhelili: Pajisje IMSI kanë ardhur edhe kur keni qenë ju ministër..
 
Noka: I mbani mend datat
 
Xhelili: Jo. Nuk kam pasur në administrim asnjëherë pajisje përgjimi
 
Zeneli: Ju nuk jeni duke ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje...Në burgun 302 është shënuar që ju keni hyrë, përse?
 
Xhelili: Cështja është në prokuroi. Ne nuk shkojmë ti themi kriminelit hape pak derën se do tiu përgjojmë
 
Noka: Ju thatë që kemi marrë pjesë në trajnime përgjime
 
Xhelili: Po
 
Noka: Këto dy vitet e fundit keni marrë pjesë?
 
Xhelili:
Nuk më kujtohet të kem marrë pjesë për IMSI me 99.9%



xhelili
(Entjol Xhelili duke u betuar)

Dëshmia e Kalemit
Shefi i policisë së burgut të Elbasanit, Shaban Kalemi

Kalemi: Vazhdoj nga dhjetori i 2013 deri tani ne detyre.
 
Noka: A keni dijeni për hyrjen e një punonjësi të policisë me një makinë në territorin e burgut?
 
Kalemi: Jo, nuk kam dijeni.
 
Noka: A ka sekuestruar policia materiale pranë burgut ku keni qenë shef policie?
 
Kalemi: Jo nuk ka pasur.
 
Dogjani: Makina me pajisjen ka qëndruar në burgun e Elbasanit një javë? A ka ndodhur ndonjë mjet dhe nuk është regjistruar?
 
Kalemi: Cdo gjë është e përcaktuar në rregullore dhe nuk është e mundur të futet një mjet dhe të mos regjistrohet.

Dëshmon Algert Salla, ish- drejtor i burgut të Peqinit
Noka: A keni dijeni për këtë pajisje?
 
Salla: Jo nuk kam asnjë dijeni për këtë pajisje.
 
Dogjani: Kemi dijeni që pajisja ka qëndruar një javë në burg?
 
Salla: Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria. Në dijeni time nuk ka pasur asnjë mjet që ka hyrë me pajisje në burg.
 
Noka: Po pajisje për matjen e lagështisë së ajrit?
 
Salla: Jo!
 
Dogjani: Po pajisje të tjera ka pasur që mund të jenë futur në burg?
 
Salla: Çdo praktikë tjetër bëhet me urdhër të prokurorit, ajo është mjaft e qartë
 
Dogjani: A keni pasur raste përgjimi apo vëzhimi?

Salla: Në dijeninë time jo.

Dëshmia e shefit të burgut të Rrogozhinës, Besnik Kaptelli
Besnik Kaptelli u shpreh se oficeri i policisë është futur me makine sipas rregullores dhe protokollit të burgut, ndërsa e ka pritur për 15 minuta në zyrë ku ka diskutuar për cështje sensitive për bashkëpunimin mes institucioneve dhe më pas është larguar.
 
Besnik Kaptelli deklaroi se për këtë cështje ka dhënë dëshmi edhe në prokurorinë e Tiranës, ndërsa emrin e oficerit e ka mësuar pas nisjes së hetimeve.
 
Gjithashtu  Kaptelli u shpreh se nuk ka pasur dijeni që në makinën të ketë pasur pajisje përgjimi.
Besnik Kaptelli: Prej 4 muajsh jam në këtë detyrë, më parë kam qenë në Fier
 
Noka: A keni dëgjuar të futet në burg një pajisje për matjen e ajrit?
 
Besnik Kaptelli: Vetëm nga media kam dëgjuar, nuk kam dijeni të ketë hyrë ndonjë person në burg për këtë punë.
 
Noka: Keni marrë urdhër të të lejuar të futet Entjol Xhelili në burg?
 
Besnik Kaptelli: Jo nuk kam marrë asnjë urdhër nga drejtoi i përgjithshëm i burgjeve.
 
Noka: A jeni thirrur për këtë cështje në ndonjë institucion?
 
Besnik Kaptelli: Po, jam thirrur, kam dhënë dëshminë në Prokurorinë e Tiranës.
 
Në Fier, Rrogozhinë, por edhe në Peqin në 2014 nuk kam dijeni të jetë futur ndonjë pajisje e tillë.
 
Për në burgun e Peqinit kam dhënë dëshminë në prokurori për këtë pajisje.
 
Noka: Ka të dhëna që Entjol Xhelili është futur në burgun e Peqinit me këtë pajisje, prandaj cdo dëshmi e rremë iu bën përgjegjës, bëni kujdes!
 
Noka: Nëse devijoni nga e vërteta do të thotë se funksionon Kodi i Procedurës Penale.
 
Noka: Sapo dëshmitari pranoi që në burgun e Peqinit është futur një pajisje e tillë. Në fillim e kundërshtoi dhe tani e pranoi, cdo gjë është e regjistruar.
 
Cuko: Nuk kuptova, a mundësi të përsërisë atë që sapo tha Noka?
 
Besnik Kaptelli: Unë thash, që jam thërritur nga organet kompetente dhe thash dëshminë time.

Noka: Në Tiranë pajisja e matjes së 'ndotjes së ajrit' ka lëvizur në disa zona nga Abba Cente dhe zona të tjera.

Noka: Në Tiranë pajisja e matjes së 'ndotjes së ajrit' ka lëvizur në disa zona nga Abba Cente dhe zona të tjera.
 
Dogjani: A u ka urdhëruar ndonjë për të lejuar futjen e një makine në burg, qoftë edhe motivacion për të monitoruar cilësinë e ajrit?
 
Besnik Kaptelli: Në kohën kur kam qenë në Peqin në maj të 2015 ka qenë me një urdhër për probleme sigurie të brendshme dhe në një nga këto ditë sikur e kam deklaruar në prokurori më kanë thënë se do të vijë tu takojë një person, oficer i policisë së shtetit.

Kam komunikuar me shërbimet e mia të policisë dhe lejuar sipas procedurave futjen e këtij personi. Jam vënë në dijeni më pas si quhej, ka hyrë dhe është regjistruar në postbllok dhe ka ndenjur me mua në takim. Kam biseduar me të, por nuk më tha gjë.
 
Noka: Kush iu urdhëroi që të prisnit këtë person?
 
Besnik Kaptelli: Unë e kam pritur në zyrë si cdo qytetar oficerin e policisë. Mu komunikua nga salla operative që do të vijë dikush për t'iu takuar.
 
Dogjani:
Kur futen mjetet në brendësi të burgut a regjistrohen dhe motivacioni?
 
Besnik Kaptelli: Makina është regjistruar sipas të gjitha rregullave. Pasi mori konfirmimin, makina qëndroi përpara zyrës, e shoqëruar nga një polic i burgut.

Ndreu: Thatë që keni takuar një oficer policie, takimet bëhen gjithmonë me urdhër nga lart, apo....
 
Besnik Kaptelli: Burgjet kanë një marrëveshje me policinë dhe në kuadër të bashkpëunimit...
 
Ndreu: Ke dijeni që në makinën që ka ardhur ka pasur ndonjë pajisje?
 
Besnik Kaptelli: Jo nuk kam pasur.
 
Ndreu: Po porosi nga lart ka pasur?
 
Besnik Kaptelli: Jo nuk kam dijeni që personi në fjalë mund të ketë pasur pajisje apo ca thoni ju...
 
Noka: Dëshmitarët janë porositur nga Tahiri.
 
Arben Cuko: E keni parë ndonjëherë pajisjen?
 
Besnik Kaptelli: Jo nuk e kam parë.
 
Arben Cuko: Kur takuar këtë personin kishte ndonjë pajisje?
 
Besnik Kaptelli: Jo nuk e di nëse ka pasur pajisje përgjimi
 
Arben Cuko: Gjatë takimit me këtë person sa qëndruar në zyrë?
 
Besnik Kaptelli: Jo më shumë se 10-15 minuta, takim pune për shkëmbim të informacioneve sensitive.
 
Arben Cuko: Personi ishte me shofer apo vetëm?
 
Besnik Kaptelli: Ai që erdhi në zyrën time ishte vetëm.
 
Arben Cuko: Pasi mbaroi takimin iku me makinë, apo e la aty?
 
Besnik Kaptelli: Iku me makinë.
 
Qefalia: Kush është personi që u urdhëroi për ta takuar?
 
Besnik Kaptelli: Urdhri nga Drejtori i Përgjithshëm!

Gëzim Gjoni- Shef i Policisë Burgu Fushë- Krujë
Noka: Në librin e shënimeve ju keni shkruar se oficeri i policisë Enton Xhelili me këtë makinë me një pajisje për të matur cilësinë e ajrit u fut në oborrin e burgut 302.
 
Keni marrë urdhër nga drejtori i burgjeve. E konfirmoni këtë?
 
Gëzim Gjoni: Po!
 
Noka: E keni parë pajisjen?
 
Gëzim Gjoni:
Jo nuk e kam parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik