TIRANE- Shërbimi Informativ Shtetëror ka dalë nga korniza e tij ligjore dhe kushtetuese, duke përgjuar dhe mbledhur informacion mbi individë të caktuar, që janë deputetët e Parlamentit Shqiptar dhe protagonistë të tjerë të politikës, të përfshirë në një sërë ngjarjesh. Ky është përfundimi i raportit të përpiluar nga tre anëtarët të Komisionit të Sigurisë, konkretisht Pirro Lutaj, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia.
Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se nën lupën e Visho Ajazit Lika, kanë qënë një sërë deputësh si: Tom Doshi, Saimir Tahiri, Kastriot Islami, Paulin Stërkaj, Spartak Braho, Taulant Balla, Ben Blushi, Ilir Meta, Besnik Bare dhe disa deputetë të tjerë përfshirë këtu dhe kreun e opozitës së asaj kohe Edi Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO