Përgjimi, PD:Media, shoqëria civile
intelektualët duhet të ngrenë zërin‏

Përgjimi, PD:Media, shoqëria civile<br />intelektualët duhet të ngrenë zërin‏
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat e saj nga Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për çështjen e pajises së përgjimeve, ku përmes deputetit Luçiano Boçi ka thënë se përgjimi ëhstë i paligjshëm dhe se media, shoqëria civile, intelektualët duhet të ngrenë zërin ndaj këtij fenomeni.

Boçi ka shtuar se, përmes përgjimeve faktohet se shteti dhe ligji kanë rënë sakohë që ministri Tahiri ka përgjuar.

Ai ka shtuar se ky përgjim është bërë pa urdhër të Prokurorisë ndërkohë që i ka bërë një sërë pyetjesh ministrit për mënyrën sesi aparatura u soll apo edhe nga erdhi.

Ja deklarata e plotë e Luçiano Boçit.
Përgjimi i paligjshëm që ka bërë Saimir Tahiri është prova më e fortë se shteti dhe ligji kanë rënë, se shteti dhe ligji janë zëvendësuar me një organizëm mafioz e me kodin e tyre të veprimit.
Kjo shkelje brutale e ligjit, e sigurisë kombëtare, e të drejtave themelore të njeriut tregon ndarjen e thellë të dy botëve në vendin tonë.
Të gjithë e kemi parë se si policia ndalon dhe përzë me dhunë nënën nga Shkodra që shet duhanin që ajo vetë ka mbjellë, sepse e konsideron informalitet, se si përfundoi në burg berberi që s’kishte kupon, apo si përndiqen e gjobiten tregtarët ambulantë, ndërkohë që Saimir Tahiri me lejen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës, kalon në doganë një pajisje përgjimi pa e regjistruar, pa e deklaruar, e përdor atë pajisje, përgjon kë dëshiron.
E gjitha kjo, jo vetëm pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, por kur skandali zbulohet, ai nuk pranon hetimin, e pengon atë dhe nuk dorëzon përgjuesin e paligjshëm.
A mund të ketë informalitet më të madh se sa ky, që kryhet nga ministri i brendshëm, nga kryeministri.
Kjo shkelje e rëndë e ligjit, në fakt e kapërcen informalitetin, dhe hedh në erë bazat e një shteti, standardet më minimale.
Qeveria, Edi Rama, Saimir Tahiri, ende nuk përgjigjen, ku gjendet sot pajisja, kush e solli, nga u fut, pse nuk u regjistrua, kush e përdori, kush u përgjua dhe pse?
Ky është një shqetësim i madh publik, kulmi i paligjshmërisë, që ka autorë, ka përgjegjës, dhe prokuroria lypset me shpejtësi të bëjë drejtësi.
Partia Demokratike nuk e konsideron përgjimin e paligjshëm të krerëve të institucioneve, të politikanëve, të opozitës, të përfaqësuesve të medias, si një çështje të sajën.
Ky është një zhvillim tronditës që kërkon reagimin e qytetarëve, e shoqërisë civile, e universiteteve, të medias.
Një klan mafioz në pushtet si ky i Ramës këtë dëshiron, heshtjen, mos-reagimin.
Por ky zullum nuk mund të kapërdihet. Të gjithë duhet të bashkohemi e të ngremë zërin, që ky antishtet të ndalohet, që dhunime të tilla të Kushtetutës, të Sigurisë Kombëtare, të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut të mos ndodhin më.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit