Përgjimi/Spartak Braho: Ja e
vërteta e bisedës me Ndre Legisin

Përgjimi/Spartak Braho: Ja e<br />vërteta e bisedës me Ndre Legisin
Spartak Braho ka reaguar pas publikimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha, të një bisede mes tij dhe ish-deputetit Ndre Legisi

Braho thekson se biseda nuk ka asnjë vlerë, pasi sipas tij ka qenë një bisedë normale mes dy shokëve.

Ai e cilëson Berishën si rrangallë politike që vijon të manipulojë opinionin publik për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku ka zhytur PD-në. 

"Biseda, muhabet normal shokësh"
"Nuk e kuptoj se ku ishte "vlera" e asaj bisede te pergjuar"ne nje vend misterioz.

Nje muhabet normal shokesh qe dy forcat e vjetra politike i detyruan te futen ne greve urie ne vitin 2008.

Por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjeter te informatorit dhe hedh ne pazarin mediatik manipulime bisedash per te terhequr vemendjen nga kriza ku e ka futur PD rrengalla politike vazhdon ashtu sic thote populli fjalen e urte me qen dhe qime"
, u shpreh Braho.

Berisha publikon bisedën audio mes Brahos e Legisit
Sali Berisha ka publikuar në “Facebook’ një bisedë telefonike të pretenduar mes Ndre Legisit dhe Spartak Brahos për grevën e vitit 2008 në Kuvend.
 
Sipas audios së publikuar nga Berisha, Spartak Braho i thotë Legisit në telefon për Metën se e ka mbajtur ai me bajame.
 
"Nga greva e urisë ikët të gjithë ju, edhe unë që ngela, Ilir e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë, e ushqeja me bajame" shprehet Braho.
 
Me publikimin e fundit Berisha po kërcënon me dosje për të hapur plagët e vjetra për të krijuar përçarje.
  
Ndërsa ndryshe nga herët e tjera, Berisha këtë herë ka bërë një status shumë të shkurtër "Një bisedë midis dy bashkëvuajtsve; Baba Takut dhe Ndre Legisit në një lokal misterioz".

Berisha nuk jep shpjegime se ku e ka siguruar dokumentin audio, të pretenduar si origjinal, pasi nuk dihet nëse zërat janë origjinalë, apo gjithçka është e sajuar.

Nga konteksti i audios, biseda ku është përgjuar Braho mund të jetë bërë kohët e fundit, ndërsa Berisha nuk ka sqaruar mënyrën si i ka rënë në dorë përgjimi, nëse është origjinal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk