Përgjimi zbulon tentativë
korrupsioni në Gj. e Lartë
Vendimi per Vilson Mellaraj
Gjykata: Vendimi ligjo

TIRANE- Tre persona janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për lirimin e një të dënuari me 20 vjet burg.

PERGJIMET TELEFONIKE
Përgjimet telefonike kanë zbuluar tërësisht veprimet e Agron Lumeshit, Enard Lushakaj, Renato Mellaraj, të cilët kundrejt një shume të madhe të hodhash do të ndërhynin në favor të Vilson Mellaraj i cili ishte i dënuar, për një vrasje të kryer në 1999 në Athinë.

Nga hetimet është vërtetuar se Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, janë intersuar te të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat, duhet t'i paguanin për të zgjidhur cështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që personi që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte i pandehuri Agron Lumeshi, i cili është i afërm i kryesuesit të Kolegjit Penal.

GANI DIZDARI KRYETARI I TRUPIT GJYKUES
Prokuroria thotë se paratë janë mbledhur nga Enar Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ndërsa Agron Lumeshi, kishte marrë përsipër zgjidhjen e cështjes në favor të të dënuarit dhe "ka realizuar këtë ndikim tek trupi gjykues".  Prokuroria nuk jep emrin e kryesuesit të Kolegjit Penal, që do gjykonte Vilson Mellaraj, por nga shqiptarja.com zbuloi vendimin dhe kryesuesi i Kolegjit Penal është Gani Dizdari, ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Ardian Dvorani, Andi Çeliku, Mirela Fana, Fatos Lulo.

Një ditë para se të merrej vendimi të pandehurit dhe të gjithë personat që ishin përfshirë në këtë aferë korrupsioni kanë kuptuar që ishin vënë në dijeni të ndjekjes dhe përgjimit. Kështu që dhe Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar vendimin ndaj të të dënuarit.

“Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr.71, datë 11.05.2011 vendosi lënien në fuqi të vendimeve të mëparshme për të dënuarin Vilson Mellaraj, por nga përgjimet telefonike rezulton qartë se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë parpara shpalljes së vendimit, se vendimi do të ish në disfavor të të dënuarit Vilson Mellaraj dhe se njëkohësisht kishin rënë në dijeni të faktit që të gjithë personat e përfshirë ishin në përgjim.
Në bazë hetimeve, organi i prokurorisë konstatoi se të hollat e mbledhura nga Enar Lushakaj dhe Renato Mellaraj kërkoheshin në funksion të ushtrimit të ndikimit në gjykatën e Lartë për të marrë një vendim gjyqësor në favor të të dënuarit Vilson Mellaraj. Gjithashktu, rezulton mëse i qartë fakti se Agron Lumeshi ka marrë përsipër zgjidhjen e cështjes në favor të të dënuarit, nëpërmjet ndikimit të tij tek trupi gjykues dhe ky ndikim është realizuar, pavarësisht ardhjes së pasojës që në këtë rast duket se nuk ka qenë ajo që pritej, pikërisht për shkak të rënies në dijeni së ndjekjes dhe përgjimit të kësaj veprimtarie." - thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

DOSJA NE GJYKATE
Prokuroria e rrethit Gjyqësor Fier, ne mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, ka paraqitur sot për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, procedimin penal Nr. 165 të vitit 2011 në ngarkim të të pandehurve: Agron Lumeshi, lindur ne B. Curri dhe banues në Kamëz, Tiranë. Enard Lushakaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, Renato Mellaraj, lindur në Fier dhe banues në Fier. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale: “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragr. II-të i Kodit Penal.
“Në bazë të veprimeve hetimore me mjete speciale të hetimit, duke realizuar përgjime telefonike, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasje.” nënvizon njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Përgjithshme.

KUSH ESHTE VILSON MELLARAJ
Vilson Mellaraj akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, kishte vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe kishte plagosur shtetasin Stavri Lalo. Ai ishte gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.57 datë 02.02.2009, dhe nga Gykata e Apelit Durrës me vendimin nr 125, datë 21.04.2010. Dy gjykatat e kishin deklaruar fajtor dhe dënuar me 20 vjet burg. Kundër këtij vendimi, i dënuari kishte ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku është regjistruar çështja me Nr. 52104- 00694-00-2010 datë 26.05.2010. Gjykata e Lartë në janar 2011 ka vendosur kalimin për gjykim të rekursit të të dënuarit Vilson Mellaraj.  Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr.71, datë 11.05.2011 vendosi lënien në fuqi të vendimeve të mëparshme për të dënuarin.
(sg.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave