Përgjohet mbledhja e PS, kush
e shiti Edi Ramën tek Berisha?

Përgjohet mbledhja e PS, kush<br />e shiti Edi Ramën tek Berisha?
TIRANE- Berisha ka postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook një audio dhe traskiptimin e saj, ku dëgjohej kryeministri Edi Rama që jepte udhëzime për fushatën elektorale të një kandidati për kryetar bashkie. Duke i dhënë nota konspirative spekulimit të tij, Berisha jep të plota fjalët e transkriptuara të Ramës duke aluduar për përdorimin e drejtorëve e institucioneve publike në fushatë.

Nga zbardhja asaj që është thënë si dhe përmendja e “kandidates” dhe katër deputetëve, kuptohet qartë se bëhet fjalë për Bashkinë Shkodër, kandidaten e PS Keti Bazhdari dhe 4 deputetët e majtë në Shkodër. Jo rastësisht “arena” e përgjimeve, regjistrimeve dhe spiunimeve zhvendoset në Shkodër, e bërë shumë e famshme kohët e fundit në këtë “zanat” të ri të politikës shqiptare, atë të realizimit të “dokumentarëve” me skenarë thriller, që tashmë zgjerohet akoma më tej me përgjime dhe në salla të ngushta partiake.

Duke lënë për t’i sqaruar më poshtë detajet e spekulimit të fortë politik të Berishës në atë që ai e cilësoi si përgjimi i shekullit tashmë në prag të fushatës elektorale, pyetja që ia vlen të hedhim për publikun është: Kush e “shiti” Edi Ramën tek Sali Berisha, sa kushtoi dhe pse një regjistrim i tillë është bërë pikërisht në Shkodër, në takimin elektoral dhe organizativ të kryeministrit Edi Rama me eksponentë të partisë së tij, kush dëshiron të përlyejë më tej Shkodrën në skena të padëshirueshme për të, pasi në këtë qytet me tradita, urrejtja e qytetarëve shkodranë orientohet më shumë në dy pika: përgjimi dhe spiunimi.

Duke pyetur se kush e spiunoi Ramën në Shkodër, pse ka marrë një zhvillim të tillë përgjimi dhe spiunimi në këtë qytet me tradita të forta qytetarie, ia vlen të themi disa të vërteta në lidhje me përmbajtjen e asaj që ka zbardhur Sali Berisha, përmes spiunëve të tij në sallën e takimit të Ramës me socialistët shkodranë. Ato porosi që Berisha e paraqet si zbulim të madh, janë të shkruara e bardha mbi të zezë në njoftimin për mediat të vetë PS në portalin e saj ëëë.ps.al të datës 23 prill 2015 ku bëhet publik organizimi i ri elektoral i kësaj partie në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Dhe pikërisht në këtë deklaratë për mediat përmenden "drejtorët operacionalë" që nuk kanë asnjë lidhje me administratën por janë emërtesa të reja për njerëzit që do merren me fushatën. Për hir të transparencës, deklarata e plotë për mediat e 23 prillit 2015 e PS thotë: “Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit Partia Socialiste do të ketë një organizim të veçantë, përmes ngritjes së shtabeve qendrore për secilën prej 61 Bashkive të reja.

Pjesë përbërëse e këtyre shtabeve do të jenë deputetët e zonës, kryetarët e degës së Partisë Socialiste, si edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Emërimi i drejtorëve operacionalë për çdo bashki synon të përmirësojë funksionimin e strukturave lokale, të cilat në këto zgjedhje do të duhet të funksionojnë në bazë të ndarjes së re territoriale.

Gjithashtu, përgjegjësit e qendrave të votimit do të kenë detyrë specifike nxitjen e pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Socialiste. Organizimi i ri zgjedhor i forcës politike më të madhe në vend do të drejtohet nga Eduard Shalsi, menaxheri kombëtar i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste”.

Spekulimi i Berishës është se me dashje shkëput nga konteksti fjalën “drejtorët operacionalë” me zyrtarët e shtetit, duke i dhënë nota konspirative audios së përgjimit që u shit si zbulimi më i madh në prag të fushatës elektorale. Ndërkohë që vetë PS menjëherë pas publikimit të audios së Berishës ka reaguar teksa thotë se “koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar ne 23 qershor 2013.

Koha kur Kryeministri i vendit detyronte nxënës e mësues të braktisnin mësimin për tu bërë pjesë e mitingjeve elektorale ka marrë fund bashkë me qeverisjen e Sali Berishës. Por mesa duket, Saliu e ka mendjen ende tek manipulimet që ka bërë vetë, njësoj si në 2011 kur vodhi në tavolinë mandatin e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës dhe ia dhuroi Lulzim Bashës me nëpunësit që çonte me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore. M.Nikaj
 
Ja çfarë tha Rama në audion e hedhur nga Berisha
“Shtabit drejtues që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i katër deputetëve që janë këtu në sallë dhe që do të jenë duhet të dinë një gjë: Që të gjithë këtyre drejtorëve që janë dhe shefave dhe përgjegjësve do ti caktojmë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë, sa kuti votimi do të kesh ti në përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë dikush një zonë, dikush pesë qendra, dikush dy qendra e kështu me radhë pro ama edhe atyre në krah duhet ti japim ku secili nga ju do të marr në dorë letrën ku do thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qendër votimi”.
 
Transkiptimi i bërë nga Berisha
Te dashur miq, ketu keni transkriptin e audios se publikuar ne statusin e meposhtem. sb
RAMA: "....Shtabit drejtues, qe eshte shtabi i perbashket i kandidates dhe i deputeteve qe jane ketu ne salle iu tha vetem nje gje, qe te gjithe ketyre drejtoreve, nendrejtoreve qe jane dhe shefa dhe pergjegjegjesa, do t'u caktojne detyren konkrete.

Dhe detyra konkrete do te jete: Sa kuti votimi do te kesh ti nen pergjegjesine tende personale. Qe do te thote, dikush nje zone, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e keshtu me radhe, por ama, aty ne krah secili nga ju do te marri ne dore letren dhe do ju thuhet: Keto jane votat qe ne presim te dalin nga kjo qender votimi…
"

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos