Do ketë ashpërsim të masave? Rritja rekord e infektimeve me COVID-19, ministrja e Shëndetësisë në takim me Komitetin e ekspertëve: Doza e tretë domosdoshmëri

Në një kohë kur varianti delta dhe Omicron janë përhapur në Shqipëri dhe ditën e djeshme u shënua një numër rekord infektimesh që nga fillimi i pandemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi gjatë paradites së sotme një takim me ekspertët e Komitetit Teknik me të cilët diskutoi rreth situatës së pandemisë dhe masave anti-COVID.

Ajo e cilësoi marrjen e dozës së tretë të vaksinës një domosdoshmëri, ndërsa shtoi se është me rëndësi zbatimi i masave aktuale anti-COVID.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.”, shprehet ministrja.

Nuk dihet ende nëse kjo rritjen e rasteve me COVID-19 do të çojë në ashpërsim të masave antiCOVID, ndërkohë që nga 4 janari administratë publike dhe punonjësit e marketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqiten në punë me vaksinë antiCOVID ose test negativ çdo 5 ditë. Duke bërë apel  për vaksinim dhe zbatim të masave antiCOVID, Manastirliu tha se situata po vlerësohet në mënyrë dinamike nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke ndjekur në vazhdimësi situatën, duke e ndjekur në dinamikë atë, duke vlerësuar të gjithë indikatorët epidemiologjikë. Duke vlerësuar sigurisht edhe masat aktuale. Ndaj apeli është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi dhe sigurisht më pas duke vlerësuar në mënyrë dinamike situatën epidemiologjike do të rivlerësojmë padyshim nëse do të ketë nevojë edhe masat aktuale që kemi”, tha Manastirliu.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 07/01/2022 12:58

    E po ju jeni me te vertet fenomene te medhenj,duket sikur shqiptaret nuk duan te bejne dozen e trete sipas deklaratave .Kane dy muaj qe presin njerzit te vijne vaksinat e muk ka asnje doze neper rrethet,ça lesh doze te trete flisni kur nuk furnizoni qendrat e vaksinimit me vaksina???? Keni me shume se dy jave qe u erdhen me shume se 400 mije vaksina pfizer,por nuk po merret vedh se si po i shperndani.Falimentimet tuaja mbi vaksinat,mos ja faturoni shqiptareve sikur nuk duan te vaksinohen,nuk keni piken e organizimit,fillimi i vaksinomit ishte i kenaqshem,kurse se fundmi ja keni varur fare e beni thirrje per dozen e trete kur shqiptaret po ju presin ty çoni vaksinat tash 2 muaj.

    Përgjigju
  • skaran: 07/01/2022 12:39

    Edhe e 4-ta. Mos harro do vije nje dite qe do konsideroheni si kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë