Përhapja e variantit delta kërcënim, Franca rikthen masat anti-COVID, në bare, kafe dhe restorante ‘biletë’ pasaporta e vaksinimit

FRANCË- Teksa varianti delta po përhapet me shpejtësi marramendëse, presidenti francez Emmanuel Macron në kuadër të parandalimit të rritjes së infektimeve ka njoftuar se nëpër bare, restorante dhe kinema do të mund të hynë vetëm qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19, ose personat të pajisur me një test negativ.

Presidenti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin dozat e vaksinës anti-COVID, duke u shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për t’i lënë sa më pak hapësirë virusit.

"Ekuacioni është i thjeshtë. Sa më shumë të vaksinuar, aq më pak hapësirë i lëmë virusit për t’u përhapur”, tha Macron.

Ndër masat e njoftuara nga qeveria lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit, është detyrimi i punonjësve të shëndetësisë për të bërë një ndër vaksinat anti-COVID.

Macron i dh afat atyre deri më 15 shtator, përndryshe do të sanksionohen.

“Vaksinimi është një çështje e përgjegjësisë individuale, por gjithçka është edhe çështje e lirisë sonë”, u shpreh ai.

Aktualisht në Francë janë vaksinuar 40% e qytetarëve, megjithëse qëllimi final i qeverisë është arritja e imuniteti të tufës.

Teksa Franca dhe një pjesë e mirë vendeve rikthejnë masat anti-COVID për të frenuar përhapjen e variantit delta, Britania e Madhe po vazhdon planin e “Ditës së Lirisë” më 19 korrik, kur shumica e kufizimeve do të eliminohen.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare