Perime në ballkon? Agronomi Zef Gjeta na tregon sekretet e përkujdesjes së tyre

Perime në ballkon? Po po, mund të mbillen dhe janë shumë të frytshme. Këtë gjë e ka pohuar për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv agronomi Zef Gjeta i cili na ka dhënë gjithashtu edhe këshilla se si të mbjellim perimet në ballkon, si të kujdesemi për to dhe çfarë specifikash ka secila prej tyre.

"Thuajse të gjitha perimet mund t’i mbjellim në ballkon.Kur perimet e kultivuara në kushte shtëpie, janë rastet kur perimet janë në hije, dhe nuk i bie dielli. Çdo perime ka nevojë për diell, rrezet e diellii ndihmojnë perimet të bëhen më të pjekura. Nëse marrim konkretisht perimet, psh. domatja, por jo vetëm vështirësia e parë qëndron tek mënyra se si e mbjellim, duhet që ta marrim vazon bosh, në fund duhet të hedhim degëza pemësh në mënyrë që të ketë mundësi për kullim, por dhe orienton rrënjën për poshtë, krijon një lehtësim. Përsa i përket dheut, gjithmonë për perimet duhet dherishte, që do të thotë dhé i përzjerë me pleh.",- ka thënë agronomi Gjeta për emisionin "Rreze Dielli"

Por si përgatitet dherishtja?

"Dheu i argjilës(jo dhé shtufe pasi nuk është i mire) duhet përzier me pak rërë të zakonshme ndërtimi, jo rërë plazhi, pasi ka kripë, dhe e përziejmë mirë edhe me dhé.Mbi degëzat dhe barishtet e thata vendosim këtë dherishten dhe ndërtojmë kështu shtratin e nevojshëm për të mbjellë perimen. Në rastin e domates, tregohet kujdes gjatë mbjelljes, në mënyrë që mos të futet shumë thellë rrënja. Kjo pasi bima vetë ka një pike që quhet qafa e rrënjës, të cilën ne nuk duhet të tentojmë ta groposim shumë, pasi kjo vështirëson shumë mëkëmbjen e bimës dhe ia vonon sezonin. Gjithashtu vazoja duhet të ketë pak boshllëk në sipërfaqe, nuk duhet të jetë e tejmbushur për arsye praktike, në mënyrë që nga shiu apo ujitja dheu mos e bëjë pis vendin përqark. Në kushte ideale, nëse keni mundësi lart është mirë të ketë ashkla pemësh, të cilat nuk i lenë barishtet të dalin, dhe nuk e humb aq shpejt lagështirën, duke kursyer ujin dhe na ruan nga papastërtitë.",- ka vijuar më tej Gjeta

 

Për ata që mund t’ju duket çudi, dhe duan të dinë nëse mund të kultivohet avokado në ballkon, edhe në kushtet klimatike të vendit tone, përgjigjja është Po. Por si realizohet kultivimi i këtij fruti?

"Merret një gotë plastike, ose prej qelqi, shpohet me kunjë dhëmbësh në 3-4 vende ajo fara e avokados dhe lihet për disa kohë në diell, derisa të nxitet mbirja e saj dhe sapo shihni që del sythi atëherë mbillet në një dherishte të mire, mundësisht kjo e fundit të jetë e përgatitur nga një dhé i lehtë pylli bashkë me plehun e të imëtave." është shprehur agronomi Gjeta

"Një këshillë tjetër mjaft interesante, veçanërisht për oborret e shtëpive private, sugjerohet të merret një tub plastik rreth dy meter, me diameter sa më të gjerë, dhe ky tub të mbushet me dherishte, e ngjeshim pak, e ngremë më këmbë dhe e ngulim në tokë në thellësi 20 deri në 50 cm, varet  si është toka poshtë, dhe më pas me një trapan ose me majën e një thike hapim vrima në anë të ndryshme. Më pas marrim fidanë të luleshtrydheve dhe i vendosim në këto vrima. Mjafton ta ujisim nga lart poshtë këtë tubin dhe del një mrekulli. I gjithë tubi do të vishet me gjethet dhe frutat që do të varen.",- ka shtuar më tej Gjeta

Po kur është koha e duhur për të mbjellë perime në ballkonet apo tarracat e shtëpive?

"Rregulli kryesor është: Duhet që në thellësinë 10 cm, temperatura e dheut të jetë mbi 10 Gradë Celsius. Toka duhet të jetë e nxehur deri në atë shkallë sa të ndihmojë bimën të rritet dhe të zhvillohet mirë. Nëse nuk është arritur temperatura 10 Gradë, rrënja e bimës do të punojë shumë ngadalë. Gjithashtu, temperatura e jashtme është mirë që të mos i kalojë 35 Gradë, në të kundërt bimët duhen mbuluar me gjethe(kungulli) për t’u krijuar hije.",- ka përfunduar agronomi Zef Gjeta

Nëse vendosni të mbani perime në ballkonin tuaj, duhet të tregoni një kujdes të vazhdueshëm për to, njëherë në dy ditë të paktën duhen ujitur, duhet të konsultoheni me agronomin, nëse bimët apo perimet tuaja preken nga ndonjë mizë apo sëmundje dhe pse në raste sëmundjesh për perimet në ballkon, agronomi Zef Gjeta rekomandon të mos përdorim pesticide shëruese.

Agronomi Zef Gjeta dhe moderatori Alban Musa

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)