Perime të konservuara

Përbërësit:

  • Patate të vogla
  • Karrota
  • Bishtaja
  • Lulelakër
  • Speca
  • Kastravec
  • Hudhër e prerë hollë
  • Spec djegës
  • Uthull
  • Ujë mineral
  • Kokrra piperi të zi
  • Gjethe dafine

Përgatitja:

Ziejmë perimet në avull derisa të zbuten pak, por të mos shpërbëhen. Në kavanoz të sterilizuar vendosim shtresa me perime, hudhër dhe spec djegës. Përziejmë uthull (në sasi më të madhe) dhe ujë mineral dhe e hedhim sipër perimeve derisa të mbulohen plotësisht. Mbyllim mirë kavanozin dhe e lëmë në vend të freskët për 5 ditë që të marrë shije. Për shije më mesdhetare mund të shtojmë gjethe dafine, fara sinapi, rigon dhe pak vaj ulliri.