Përjashtimi i Berishës, PD ngrin
reformën në drejtësi për 10 ditë

Përjashtimi i Berishës, PD ngrin<br />reformën në drejtësi për 10 ditë
Politika e Tiranës i largohet konsensusit për miratimin e kryereformës në sistemin e drejtësisë, e cila do të mundësojë avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE dhe ndoshta fundin e tranzicionit çerekshekullor. Ka mjaftuar një thirrje publike e Sali Berishës, për kapjen e armëve kundër qeverisë, pasuar me pjesëtimin e tij me 10 ditë nga Parlamenti, që klima politike mes opozitës dhe mazhorancës, të helmatiset. Në një kohë kur BE-SHBA dhe gati 99 për qind të shqiptarëve presin miratimin e reformës, java politike ka nisur me tension. Grupi parlamentar i PD ka vendosur dje të solidarizohet me Berishën, duke bojkotuar në bllok Kuvendin, për 10 ditë. Nga ana tjetër, në Partinë Socialiste ka pasur një kërkesë për të çuar Sali Berishën në Prokurori. Këto zhvillime kanë sjellë edhe grirjen diskutimeve për reformën në drejtësi.

Kushti i ri  
Dënimi i Emiliano Shullazit do të jetë kushti i ri i opozitës shqiptare për reformën në drejtësi. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka theksuar që çështja “Shullazi”, duhet të jetë pikë kthese për reformën. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vonuar prej dy viteve e gjysmë reformën në drejtësi. “Partia Demokratike do të bëjë gjithçka në rrugë institucionale e politike dhe në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe e kundërta të ndodh. Që kjo pikë kthesë të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi, të hedhë poshtë çdo logore, çdo përbaltje dhe të nxjerrë përpara shqiptarëve hapur se përse për dy vite e gjysmë Edi Rama e vonoi reformën në drejtësi”, tha Basha. Secila palë akuzon tjetrën për bllokimin e votimit të reformës në sistemin e drejtësisë. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është gati që të votojë që këtë javë reformën në drejtësi.

Vendimi
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dje për të rishikuar raportin me parlamentin. Pas mbledhjes, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shpalli bojkotin e përgjithshëm të aktivitetit të Sali Berishës. “Në shenjë proteste ndaj një vendimi të padrejtë, të pambështetur dhe të paargumentuar në ligj dhe në rregullore, Grupi Parlamentar vendosi bojkot të plotë dhe të gjithanshëm të gjithë aktivitetit parlamentar gjatë kësaj jave”, u shpreh Basha. Sipas tij, përjashtimi i Berishës ishte një hakmarrje e Edi Ramës. “Një vendim që u mor si hakmarrje e Edi Ramës për denoncimin e aferës së Shullazit, megaskandalit të shtetit “Rama-Shullazi” me shpresën se përmes një vendimi të tillë do të sfumojë dhe debatin publik i cili po rritet nga dita në ditë, po zmadhohet, po forcohet mbi shtetin e Edi Ramës që rezulton të jetë shteti i Emiliano Shullazit”, tha Basha. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës