Partia Demokratike vendosi sot bojkotimin e punimeve të Kuvendit me 10-ditë, pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. 

Nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili edhe drejtoi mbledhjen, tha se përjashtimi i Berishës është tendencë për t'i mbyllur gojën opozitës.

"Vendimin besoj se e morët vesh, është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënonhen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim.
Duket qartazi që kjo maxhorancë ka vendosur ose shpreson ti mbyllë gojën opozitës.  E ka gabim. Vetëm gojën smund të na e mbyllë kurrë. Absolutisht edhe sikur të dalim fare nga ai parlament, ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me parlamentin e vertetë, qytetarët e këtij vendi. Por duket që tentative nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por duket se duan ti mbyllin çdo derë opozitës
", u shpreh Paloka.

Kjo është hera e dytë brenda muajit që PD bojkoton punimet e Kuvendit, pas përjashtimit të Berishës për fjalorin e përdorur në seancë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com