Përjashtimi i Doshit, Rama: Kam
parimin, miqësia prishet por puna jo

Përjashtimi i Doshit, Rama: Kam<br />parimin, miqësia prishet por puna jo
SHKODER - Takimi më i rëndësishëm i kryeministrit Edi Rama përvecc atij për stadiumin ”Loro Borici” ishte ai me strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama konfirmoi kandidatët e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër. Me reformën e re territoriale në Shkodër të 5-të kandidatët e njësive vendore i përkasin PS-së dhe asnjë LSI-së, aleatit me të cilin formohet koalicioni i majtë. Për Bashkinë Shkodër Rama konfirmoi Keti Bazhdarin, e përfolur prej kohësh. Për Bashkinë Koplik u konfirmua Tonin Marinaj, edhe ky i përfolur. Për Bashkinë Pukë u konfirmua Rrusten Struga, për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci. Përveç konfirmimit të kandidatëve, kryeministri Rama i foli antarsisë të PS-së së Shkodrës për ngjarjen që çoi në përjashtimin e deputetit Tom Doshi e më pas ngjarjes që u zhvillua më pas me pretendimin e deputetit se donin ta vrisnin. Rama la të kuptohej se deputeti që udhëhoqi në 10 vitet e fundit fushatat e PS në Qarkun Shkodër ishte për shkak të sjelljes së tij aspak etike me Ministra e drejtorë të rëndësishëm të mazhorancës. Sa i përket çështjes që deputeti Doshi pretendon për një komplot qeveritar për vrasjen e tij, kryeministri Rama tha se i kam thënë deputetit të Doshit se është një çmenduri, pas verifikimeve të bëra që në fillim.

”Na ka ndodhur një ngjarje e padëshiruar, një ngjarje për të ardhur keq por shumë e rëndë dhe faktikisht ne sot këtu nuk jemi me 4 deputetë por me 3 deputetë. Unë në mënyrë të drejtpërdrejtë detyrohem t’ju them disa gjëra për këtë ngjarje sespe besoj që pavarësisht distancës fizike apo pavarësisht ngarkesës të madhe të punës ka bërë që të takohemi jo aq shpesh sa ç’takoheshim në të kaluarën dhe pavarësisht se për shkak të detyrës me disa më bie që të takohemi e disa më bie që të mos takohemi, gjithë këtu jemi njësoj, jemi pjesë e kësaj familje politike, jemi pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët dhe të gjithë kemi dhënë kontribut me aq sa kemi patur mundësinë. Për këtë këtu nuk ka më të rëndësishëm e më të parëndësishëm dhe të gjithë meritoni respekt dhe për këtë respekt besoj meritoni të dilni me këndvështrimin tim lidhur më çka ndodhi. E përsëris ishte e padëshiruar por rezultoi se ishte e pashmangshme.

Historia ka dy pjesë, në njërën pjesë ju e dini nga zhvillimi i ngjarjes me Tom Doshin dhe në pjesën tjetër pas përjashtimit të Tom Doshit. Pjesa tjetër është pjesa ku unë dua t’ju them dy fjalë. Për fat të keq rreshtimi i Tomës u bë i pashmangshëm për përgjegjësitë të tij sepse në mënyrë të herë pas hershme krijoi probleme të papëlqyeshme në marrëdhëniet mes tij dhe përfaqësuesve tanë, ministra e drejtorë të rëndësishëm. Probleme të natyrave të ndryshme që në mos të përbashkët kishin mungesën e etikës, mungesën e mirësjelljes, mungesën e sensit të të qënit në publik. Pastaj kur punët erdhën deri në pikën që ai bëri një deklaratë publike që ju e keni dëgjuar që thoshte se do t’i tund leqet qeverisë. Shpalli luftë dhe sigurisht që aty në atë moment ai ndau rrugën e Partisë Socialiste, rrugën e qeverisë tonë, rrugën e tij me ne. Ju e dini mirë që unë nuk e fsheh, nuk e kam fshehur dhe nuk kam për ta fshehur që unë kam patur marrëdhënie shumë miqësore por unë kam një kuptim shumë të qartë për miqësinë edhe për punën. Kur miqësia prish punën apo kërcënon të prishë punën, prishet miqësia e nuk prishet puna. Përndryshe nuk duhet me u marrë me punët e shtetit por duhet me u marrë me punë private.

Mund të prishësh punë private për miqësinë por jo punën shtetërore për miqësinë. Nga ana tjetër pikësisht se unë e kam vlerësuar marrëdhënien me të për shkak të kontributit që ka dhënë dhe i kam thënë që nuk mund të vazhdosh kështu dhe se duhet të respektohen të gjithë rrethet dhe se duhet të respektohet vendi i secilit i cili apo e cila ka vendin e vet dhe duhet të respektohet për atë që ka bërë apo për atë që bën secili por nuk mundet që të mos respektohë të tjerët. Kështu kjo çështje u zgjidh me përjashtimin dhe pas përjashtimit me mënyrën se si u zhvillua ngjarja. Ajo pjesë që u bë publike që nuk ka pasur lidhje me përjashtimin dhe nuk ka qenë objekt i përjashtimit ndërkohë që në pjesët e debatit tim me të i kam thënë që lërë këtë histori se është një çmenduri që nuk ka asnjë lidhje me atë gjë. Kjo duke u bazuar tek të gjitha verifikimet që ne kishim bërë që në fillim për atë çështje. Kjo është e shkuara dhe nuk mund të rrimë të merremi shumë me të shkuarën por që unë natyrisht dua të theksoj nga ana tjetër se e kam bërë shumë të qartë edhe deputetëve por edhe drejtuesve sot që kam takuar që askush në këtë parti dhe në këtë fuqi që ka pushtet në Partinë Socialiste nuk duhet parë dhe nuk duhet trajtuar si i pazëvendësueshëm apo i paprekshëm”-deklaroi kryeministri Rama në një pjesë të fjalimit të tij.
Gjatë kësaj mbledhje kryeministri Rama bëri të ditur edhe një ndryshim tjetër teksa Megi Ajtyresa nuk do të jetë më kryetarja e PS për rrethin Shkodër. Në këtë post rikthehet Namik Kopliku, deputeti aktual i PS për Qarkun Shkodër. Aj tyresa zhvendoset në Tiranë teksa do të bëjë pjesë ne shtabin qëndror elektoral të kryeministrit Rama për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Pas 3 takimeve që i zhvilloi brenda ditës kryeministri Edi Rama la Shkodrën për t’iu drejtuar sërish kryeqytetit. Kjo vizitë pune me 1 prill është përvjetori i dytë i pajtimit mes Edi Ramës e Ilir Metës që u bë në praninë edhe të ish-presidentit serb Boris Tadiç pikërisht në qytetin e Shkodrës, edhe atëherë në teatrin “Migjeni” ku sot prezantoi kandidatët e foli me strukturat për çështjen “Doshi”.     


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve