Byroja e Kuvendit ka vendosur me 6 vota pro dhe 1 kundër për përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga Kuvendi duke lënë në fuqi vendimin e 5 marsit të Sekretariatit të Etikës.

Përjashtimi i deputetit erdhi pas kërkesës së PS se ai bllokoi foltoren dhe pengoi punimet e seancës.

Shehaj ngriti zërin për banorët e Rrjollit dhe protestat e tyre që vijojnë prej më shumë se 1 muaji kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pretenduar në tokat e tyre. Shehaj akuzoi qeverinë se po favorizonte oligarkun dhe po u vidhte qytetarëve të Rrjollit pronën.


Lajmi kryesor:

Fyerjet dhe përplasjet fizike në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos sot për Ballën, Bardhin dhe Balliun