TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetin efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errëta. Drejtuesi i mjetit, efektivi Renato Feri, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkoi të ndalonte. Më pas, ish efektivi ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t'i shajë dhe ofendojë kolegët e tij. Fill pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.

Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet një sasi e vogël kanabis sativa. Mësohet se efektivi Ferri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burimet bëjnë me dije se efektivi Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

1672833757_renatoferi2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
FOTO/ U arrestua pasi u kap me drogë në makinë, ky është efektivi i rrugores që u përjashtua nga rradhët e policisë

1672833759_renatoferi2.jpg

Ky është Renato Feri, ish efektivi i rrugores që u kap me drogë në makinë në dhjetor të vitit të kaluar. Efektivi u ndalua nga forcat Shqiponja për shkelje të normës së shpejtësisë së lejuar. Pas kësaj, ai ka ofenduar kolegët e tij dhe është larguar me shpejtësi. Arreestimi i tij u bë në rrethrrotullimin e TEG-ut.