Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grupi batalionit të NATO-s në Letoni. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka bërë publik një memorial në nder të dy dëshmorëve, vendosur në Letoni, në bazën e NATO-s ku ata shërbyen edhe dhanë jetën.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.
"Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!", shkruan Xhaçka.