VLORË-Moti i përkeqësuar dhe era e fortë kanë pezulluar lundrimin detar prej dy ditësh.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton nga qyteti bregdetar se trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është  nisur edhe sot në mëngjes drejt vendit fqinj.

Lundrimi detar është pezulluar që dje në Vlorë, ndërkohë që nuk është lejuar që të dalë asnjë nga mjetet për lundrim.