Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e nëntë të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta që të ndërhyjnë urgjentisht, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.
Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka folur për Report Tv, për grevën e urisë të naftëtarëve. Ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet dhe në nëntë ditë të grevës nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet.
"Jemi në ditën e nëntë të grevës së urisë, ju e keni parë që si kryetar i sindikatës kam qenë që të nëntat ditët dhe ata kanë menduar që ne po bëjmë një show me këtë grevë, ndaj sot dua të bëj një apel dhe dua të jem i prerë me këtë që them. Nëntë ditë grevë urie, nëntë ditë naftëtarët pa asnjë përgjigje. Nëntë ditë të gjitha institucionet heshtin. Ndoshta ata kanë menduar se ne po bëjmë një show dhe jetët tona varen nga një përgjigje e tyre. E shikojmë që problemet sa vijnë dhe na janë rënduar. Ne në qoftë se po na vjen ora e vdekjes, nuk do të vdesim këtu brenda, ta kenë të qartë ata. E kemi menduar mirë veprimin që do të bëjmë. Ndaj i bëjmë një apel zotit kryeministër që reago një orë e më parë", tha Dautaj.
Më tej, Sokol Dautaj ka shprehur habinë e tij për mosreagimin e Avokatit të Popullit.
Sipas tij edhe Presidenti dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, duhet të vijnë pranë naftëtarëve që janë në grevën e urisë, pasi duhet të ndjejnë një farë përgjegjësie për qytetarët.
"Situata është shumë e vështirë, të gjithë naftëtarët janë futur në një stres pafund. Nuk kemi nevojë ne të shohim debatet në emisionet televizive, sepse edhe ata ndiqen këtu përmes telefonit, ata na stresojnë më shumë. dalin analistë nëpër studio dhe thonë jo të hapet, por të mbyllet. Nuk flet dot askush përpara institucioneve përkatëse. Po më habit edhe diçka, që nga Avokati i Popullit, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, le të vijnë këtu të gjithë. Kur mazhoranca nuk reagon, kur instancat e duhura nuk reagojnë le të vijnë këtu. A ndiejnë njëfarë përgjegjësie për këta qytetarë, për këta naftëtarë?" u shpreh Dautaj.
Ah mo naftetare te shkrete,asnje nga keta qe doni t'ju vijne, nuk kane interes nga ju.Basha mund t,ju perkrahte perkohesisht,deri sa t'i ofrojne ndonje aksion,kapital,cek ne nafte,por duket qe nuk nxjerr gje kesaj here,keshtu qe u tregua me I sinqerte me ju qe s'ju perkrahu fare qe ne fillim, se sa me Astirin.Rama thjesht nuk can koke.Like floriri ,shikoheni vetem nga nofka, qe vjen vetem aty ku jepet flori +7%.Sa per Ballancen ,ajo e ka tarifen e larte dhe merr persiper vetem gjyqet nderkombetare te pallateve gjysem ne rere e gjysem ne det,ku e di qe pasi te fitoje 1 milion do ju marre 1/4.Tani me thoni keni ju ndonje gje t'ju ofroni ketij grupi ,se ndryshe, nuk ju vijne aty?!
PërgjigjuPerkrahje morale per keta burra dhe kryefamiljare qe dergjen prej nente ditesh ne greve urie. Por,per ty kryetari i sindikates pavarur,z sokoldautaj kam keqardhje te shtuar per faktin se pret reagime e perkrahje nga avokatja e mashtrimit,qe e kane ulur ne karrigen e Avokatit te Pppullit,pret perkrahje nga likekembeplehu,mafioz dhe hajdut e vrases qe eshte ulur ne karrigen e presidentit,pret perkrahje nga kryetari opozites lulushbibilushi qe eshte blere nga kryeministri i cili ka "meriten" e madhe te mbrojtjes se korrupsionit shteteror 30 vjecar dhe po ben çka ne dore te marre edhe nje mandat te trete. Keta burra kryefamiljar po sakrifikojne gjene me te shtrenjte dhe populli duhet ti mbeshtese minimalisht me perkrahje morale,por edhe duke u organizuar ne tubime paqesore ne cdo bashki te vendit....
PërgjigjuTe nderuar,ju keni nje kontrate me nje firme dhe per kete duhet ta zgjidhni duke e denoncuar ne gjykate. Është e vetmja rruge per te zgjidhur kete problem,mos e fusni veten ne anale te politikes sepse problemi juaj eshte administrative dhe kjo eshte e vetmja rruge. Akoma nuk e keni kuptuar se kush eshte avokatja e popullit,opozita dhe Presidenti. Ata e kane mendjen tek pushteti dhe jo tek hallet e popullit. Uroj t'më mirekuptoni ☺
PërgjigjuPo deri tani ai e kishte mendjen te listat. Tani do 5thotë dy fjalë për ju sikur i digjet zemra. Por atë as e pyet njeri dhe as e dëgjon njeri pasi është i neveritshëm për të mos thënë i çmendur.
Përgjigju