ITALI – Numri i viktimave nga përmbytjet në Emilia-Romagna ka arritur në 14 viktima, ndërsa ka edhe disa të zhdukur.
Bashkitë e përmbytura janë rritur në 42. Rreth 10 mijë persona janë shpërngulur për shkak të përmbytjeve ndërsa 18500 familje janë pa energji elektrike. Ka nisur edhe alarmi për rrëshqitje dheu.
Një banore në zonën e Emilia-Romagna, Marina Giacometti ka rrëfyer momentin e fundit të fqinjit të saj, i cili nuk pranonte të largohej nga shtëpia e saj në katin e parë në Via Marzar. Pas 47 minutave bisedë telefonike, Marina dëgjoi fjalët e tij të fundit.
“Kam ftohtë, shumë ftohtë. Uji ka hyrë dhe po ngrihet, shoh mobiljet që lëvizin nëpër shtëpi”, thoshte Gianni.
Gjëja e fundit që ajo i tha ishte: "Hip mbi tavolinë, ndërkohë do të thërras ndihmë, hajde do ia dalim...". Por më pas linja ra. Të nesërmen në mëngjes trupi i të moshuarit që kishte kaluar një jetë e kaluar duke punuar në një kompani mobiljesh për zyra në Imola, u gjet nën dy metra ujë.
Pasojat që lanë pas përmbytjet janë katastrofike, ndërsa njerëzit panë se si kursimet e një jete iu shkatërruan para syve. Fermerët raportuan humbje të pallogaritshme, ndërsa autoritetet kanë nisur hartimin e pastrimit dhe planet e rindërtimit.
Zyrtarët thanë se për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme që nga fillimi i javës, ujërat e 21 nga 23 lumenjtë në rajon kanë dalë nga shtrati. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje edhe në Ballkan duke përfshirë Serbinë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Slloveninë.
36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi u shndërrua në hero në Itali. Ai ia doli që të shpëtonte një fëmijë, teksa uji po vërshonte me shpejtësi. Ai ia doli që të merrte fëmijën nga dora e nënës e cila e kishte të vështirë që të lëvizte.
“Nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisa. Djali i vogël ishte pak i frikësuar, por dukej i qetë. E pyeta: ‘Si jeni? A jeni mirë?’Unë jam i gjatë 1.93 metra, kështu që fëmija ndihej i sigurt kur e mbaja në dorë. Ai më kapi qafën dhe më pas flokët ndërsa unë e mbaja mbi supe”, ka treguar Pantiç.
The scale of the situation unfolding in the Emilia-Romagna region is difficult to convey. As of this evening I support any decision to cancel the race, if for no other reason to allow more rescue workers to help with this terrible disaster. ????
— Bryson Sullivan ???????? (@NaturalParadigm) May 17, 2023
????: @er_meteo#ImolaGP ???????? #F1 pic.twitter.com/YHq67q0cqh