'Përkrahja për SPAK nuk do mungojë', Yuri Kim thirrje politikanëve: Mbështesni punën e tyre

'Përkrahja për SPAK nuk do mungojë', Yuri Kim thirrje politikanëve: Mbështesni punën e tyre

SPAK, një nga strukturat ku SHBA ka investuar fortë në ngritjen e saj, vijon të mbështet nga ambasadorja Yuri Kim në punën e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorja Kim ka dhuruar disa kompjuter portativë nga programi OPDAT për anëtarët e SPAK për përmirësimin e punës së tyre në terren.

"Programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në Ambasadën e SHBA në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese", shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasadorja Kim ka vlerësuar punën e deritanishme që ka bërë SPAK në reformimin e drejtësisë së re si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe gjatë kësaj kohe pandemie, duke shtuar se kjo mbështetje nga SHBA do të vijojë, ndërsa u bën thirrje të gjithë politikanëve që të mbështesin SPAK për krijimin e BKH-së.

"Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit", shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)