Korçë/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë

Korçë- Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, ishin sot të pranishëm në qytetin e Korçës, ku morën pjesë edhe në ceremoninë e përvitshme të “Përkujtimit të Armëpushimit”, të 11 Nëntorit 1918, në fundin e Luftës së parë Botërore, ku u nderuan 640 ushtarë të rënë.

Diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë dhanë edhe një prononcim për mediat, ku folën dhe ndanë mendimet e tyre për situatën politike, zgjedhjet e ardhshme dhe drejtësinë.

Ambasadori Gjerman Karl Bergner u pyet se sa do të ndikojë standardi i zgjedhjeve të afërta elektorale të vitit 2025, për proceset integruese të Shqipërisë në BE.

“Ne i mirëpresim hapat e fundit që janë marrë nga ana e qeverisë. Mendoj që është një tregues i fortë për besimin që do kenë shtetet anëtare të BE ndaj Shqipërisë. Një kapitull është hapur dhe priten që të hapen edhe kapituj të tjerë në të ardhmen që do të thotë negociatat e vërteta do të fillojnë dhe ky proces transformimi që Shqipëria po i nënshtrohet, përforcimi i vlerave europiane do të vazhdojë të thellohet. Ne vlerësojmë punën që ekipi shqiptar ka bërë deri tani”, tha diplomati.

Kurse për arrestimet në nivele të larta të politikës që ka bërë SPAK, ambasadori gjerman u shpreh :

“Qëndrueshmëria e institucioneve të fuqishme, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera ligjzbatuese, është pjesë e transformimit të aksesit në BE. Ne e mbështesim dhe e vlerësojmë punën e SPAK në këtë aspekt”.

Ndërsa ambasadorja franceze komentoi hapat e Shqipërisë drejt BE dhe punën e SPAK, duke vlerësuar dhe mbështetur për hapa të mëtejshëm, sikurse homologu i saj gjerman.

“Ashtu siç e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha diplomatja franceze.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin

Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin