Përkujtohen në Durrës Thanas Mustaqi e Tristan Sherifi! Titull ‘Mirënjohje e qytetit’ për gazetarin dhe operatorin

DURRES- Një aktivitet në përkujtim dhe nderim të dy kolegëve, gazetarit Thanas Mustaqi dhe operatorit Tristan Sherifi  u mbajt në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”. Aktiviteti nisi me zërin e Thanas Mustaqit dhe Tristan Sherifit çfarë bëri që familjarët e tyre të prekeshin në këtë përkujtim të ndjerë.

Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako u dorëzoi familjarëve titullin “Mirënjohja e Qytetit” (Pas Vdekjes) në nderim të punës, përkushtimit dhe kontributit të tyre për qytetin.

“Dhimbja është e madhe dhe duket në sytë tuaj, por ne shpresojmë nëpërmjet këtij përkujtimi, t’jua lehtësojmë këtë dhimbje. Kam dëgjuar shumë për Thanasin dhe di që ka qenë një mendje kritike. Këtë e bëri gjithë jetën dhe e përdori lirinë pa asnjë kompromis. Sakaq Tristani nëpërmjet kamerës së tij dokumentoi çdo vështirësi, por edhe anë të bukur të qytetit. Ndaj të dyve u detyrohemi të jemi mirënjohës dhe u japim sot kontributin tonë modest për punën e tyre”tha Sako.  

Vajza e Thanas Mustaqit, falenderoi pjesëmarrësit dhe organizatorët.

“Ndërsa qëndroj para jush, sot ne nderojmë një baba, një mentor, dhe ju falenderoj për nderimin e babait tim. Ky akt i mirësisë vlen shumë për ne. Falenderoj miqtë e babait që kanë qenë një shtyllë mbështetje për të' tha Marsela Mustaqi.

Bashkëshortja e Tristan Sherifit mes lotësh mbajti fjalën e saj përshëndetëse.

“Ju falenderoj të gjithëve për çmimin për Tristanin. Tristani ishte mik dhe dashamirës i të gjithë juve që jeni këtu dhe të gjithë e dini sesa shumë e donte Durrësin. Kur i thoja çfarë do t’i lëmë ne djemve, ai thoshte që do t’u lëmë emrin e mirë që të ecin me kokën lartë” tha Enkeleda Sherifi

Me një karrierë të gjatë, disa dekada në gazetari, Mustaqi kujtohet nga të gjithë për angazhimin pranë gazetës “Zërit të Popullit”, “Adriatiku”, “Dyrrah”, etj. Ndërsa Tristan Sherifi, ishte operator i pandarë i Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe i Estradës Profesioniste, në të gjitha premierat e këtij 20 vjeçari.

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor