400 persona, emigrantë malazez në kontinentin Amerikan, humbën jetën me 6 janar të vitit 1916, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit. Në përkujtim të kësaj tragjedie, në Shëngjin u organizua një veprimtari përkujtimore, ku të pranishëm ishin autoritetet malazeze e shqiptare si dhe pasardhës të viktimave.
Ata hodhën kurora me lule në det, duke sjellë në kujtese atë ngjarje e cila konsiderohet si më tragjiket në historinë e shtetit malazez.
Emigrantet që u mbyten në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi, ndërsa nga kjo ngjarje, asnjëri prej tyre nuk arriti të shpëtoje. Në 107-vjetorin e kësaj tragjedia u përsërit nevoja, për ngritjen e një memoriali në përkujtim të viktimave.