Përkujtohet 3 vjetori i vdekjes së
Feti Voglit, Kodheli:Krenare për FA

Përkujtohet 3 vjetori i vdekjes së<br />Feti Voglit, Kodheli:Krenare për FA
TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka përkujtuar sot tre vjetorin e rënies në detyrë të Dëshmorit të Atdheut, Kapitenit Feti Vogli.

Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku.

Ceremonia u zhvillua në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj theksoi se, 20 shkurti është një ditë për t’u nderuar dhe gjithkush e kujton atë në mënyrë të ndryshme, por një gjë kemi të përbashkët: “Krenarinë që na jep lavdia e misionit që përmbushim për ditë, misioni kushtetues dhe human, më i drejti, më i forti, ai i vënies në rrezik të jetës së gjithsekujt prej jush për paqen dhe sigurinë edhe në një vend tjetër, ashtu siç Kapiten Vogli ra. Kjo duhet të na mbush me krenari, jo vetëm juve, por dhe fëmijët tuaj dhe fëmijët e fëmijëve tuaj. Ju përmbushni një mision që s’ka të krahasuar. “Forcat e Armatosura Shqiptare, ka vijuar më tej ministrja Kodheli, janë krenare për gjithçka bëjnë në emër të atdheut, të lirisë dhe paqes. Ata janë të paprekura nga askush që këtë Forcë kërkon ta bejë pis dhe kërkon t’ia ulë kokën. Këtë e them, sepse thellë nga zemra më dalin vetëm ca fjalë: Ju lumtë për çka përfaqësoni, ju lumtë për çka bëni. Ne do mbetemi kurdoherë në respekt të asaj që ju çdo ditë bëni bashkë me kolegët tuaj. Ju jeni pjesë e Batalionit Special. Ju duhet t’i tregoni vetes dhe gjithkujt se jeni vërtetë më të mirët, ju jeni forca speciale. Ne mundohemi që dinjitetin tuaj ta bëjmë më të fortë e më të qendrueshëm. Une besoj te ju, por nuk i bie gjoksit se kam vizituar Kabulin dhe Kandaharin, unë i bie gjoksit për të përmirësuar çdo ditë ambientin dhe kushtet e punës tuaj. E bëj këtë me forcën e një gruaje, dashurinë për atdhetarizmin”, është shprehur ministrja Kodheli. 

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Bazo, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule pranë bustit të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli.

Më 20 shkurt të vitit 2012 kapiten Feti vogli ra heroikisht gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe  gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mnrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, familjarë dhe të afërm të kapiten Feti Voglit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit