Përkujtohet 75-vjetori i kryengritjes së Postribës, një nga kryengritjet e para kundër komunizmit ! Basha: Regjimi i sotëm vazhdon të ndajë vendin nga BE

Në Shkodër është përkujtuar 75 vjetori i kryengritjes anti komuniste të Postribës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë vendorë, drejtues të PD, pasardhës të të burgosurve politikë dhe përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politikë.

Pjesë e përkujtimit të 75 vjetorit të kryengritjes në Postribës, u bë dhe nënkryetari i sapo zgjedhur i demokratëve Alfred Rushaj.

'Kur i përkujtojmë këto ngjarje mua më duket se i bëjmë homazh të gjithë atyre që u treguan larg pamës, të gjithë atyre që u treguan të guximshëm dhe ngritën krye ndaj atij që do të rezultonte regjimi më gjakatar në Europë. Burrat e Postribës e kuptuan se asgjë të mirë nuk mund të kishte komunizmi dhe asgjë të mirë mund të prisnin nga ai regjim dhe prandaj sakrifikuan veten e tyre.'- tha Rrushaj.

Kryengritjen  e Postribës më herët e përkujtoi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale edhe kryedemokrati Basha. Ai tha se 75 vite më vonë, një regjim i ri vijon ta mbajë të ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore.

'Një hije, e cila vjen prej një regjimi që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëjta me atë të së shkuarës, po e pengon vendin tonë të jetë pjesë e familjes europiane.  Kjo përpjekje tinëzare, që shkon në kundërshtim me idealet e martirëve të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një Shqipëri europiane, është një thirrje patriotike për rezistencë, për t’u përballur, për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëjtën liri, të njëjtën demokraci, të njëjtën mirëqenie që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.'- shkruan Basha.

Kryengritja antikomuniste e Postribës në Shkodrës e drejtuar nga Shaban Haxhia, është ndër të parat e këtyre përmasave ku më 9 shtator të vitit 1946 kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve poltikë. Revolta u shtyp me gjak nga ushtria dhe shumë shpejt, nisi raprezalja ndaj popullsisë së Postribës, djegia e shtëpive të fshatit, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja