Kryeqyteti i Shqipërisë përkujtoi sot 67 vjetorin e çlirimit nga forcat ushtarake nazi-fashiste. Çlirimi i Tiranës nga trupat nazifashiste më 17 Nëntor 1944, shënon aktin më të rëndësishëm politik dhe ushtarak, pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Me këtë rast, Dy nënkryetarët e Bashkisë, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti, krerët e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Qarkut, kryetarët e njësive bashkiake dhe të Shoqatave të Veteranëve të Luftës, bërën homazhet e tyre pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë të Tiranës dhe drejtues të lartë të kësaj partie zhvilloi homazhe tek monumenti i "Ushtarit të Panjohur", në qendër të kryeqytetit.
/Shqiptarja.com