Ceremonia e sotme në përkujtim të 81-vjetorit të Kongresit të Përmetit ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish.
Autobusë të ardhur nga disa zona të vendit me mbështetës të Enver Hoxhës janë tubuar në qendër të qytetit, tek shtatorja e ushtarit të panjohur, ku kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule.
Për Report TV, pjesëmarrësit kanë shprehur vlerësime për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe PKSH-në, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi ndaj autoriteteve për mungesën e fotografisë së Hoxhës në sallën ku u mbajt Kongresi 81 vite më parë.
Çdo 24 maj, Përmeti vizitohet nga pasardhës të familjeve partizane, ndërsa herë pas here merr pjesë edhe ndonjë dëshmor i mbijetuar i viteve të luftës.
Komente


E mire apo e keqe historia e shqiperise nga 1944 deri ne 1990 u certifikua nga kongresi i permetit.duhet te bej pjese ne festat kombetare.komunistet nuk kane bere gje tjeter pervec se ne luften e dyte boterore na vendosen ne krahun e fituesve
PërgjigjuLAVDI 24 MAJIT DHE ATYRE QË E MBAJTËN ATË.
PërgjigjuMos kini frik nga e vërteta.
Përgjigju