Përkujtohet ministri i parë i luftës, Mehmet Pashë Deralla, familjarët: Duhet t’i ngrihet një bust

Shteti shqiptar duhet të kthejë bijtë e vet në Shqipëri. Në këtë 550-vjetor të ndarjes nga jeta të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, ka nisur puna edhe per nderimin e figurës së Mehmet Pashë Derallës, ministrit të Parë të Luftës në Shqipëri. Për herë të parë në ambientet e Muzeut Historik prezantohen fotografi edhe dokumente, që kanë në qendër kontributin dhe angazhimin e Mehmet Pashë Derallës në Shqipëri. Kuratori i këtij aktiviteti është profesor Arsim Sinani. Ai ndalet tek puna 7-vjeçare për realizimin e kësaj ekspozite

 Ka filluar një proces në 550-vjetorin e Vitit të Skënderbeut, kërkojmë që shteti shqiptar të fillojë edhe të kthejë gjithandej nga janë bijtë e vet. E nisim me figurën e Mehmet Pashë Derallës, që është figura më interesante edhe sakrificës, sepse ajo familje u përzu nga Tetova edhe mbeti rrugëve sepse pasurinë e dha për shtetin shqiptar. E kam ndierë si obligim bashkë me studiues të tjerë për të mbyllur një padrejtësi që është bërë ndaj kësaj figure edhe familjes së Mehmet Pashë Derallës”.

Studiuesi Arsim Sinani

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, tregon se ka nisur puna e institucioneve për realizimin e një forumi për të gjithë ata, që kanë kontribuar shtetin shqiptar

 Kjo datë është e shënuar, sepse shënon edhe 175-vjetorin e Mehmet Pashë Derallës, që kërkon gjithë mbështetjen edhe pasqyrimin e Muzeut Historik Kombëtar. këtë ekspozitë e kemi parë edhe si vijim të një forumi të të gjithë pjesëtarëve edhe familjeve që kanë kontribuar për Shqipërinë, në mënyrë që mos të ndihen asnjëherë të harruar. Është një përfaqësim dinjitoz, sepse Mehmet Pashë Deralla edhe kur u zgjodh u zgjodh pikërisht  për të treguar këtë mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi

Në këtë aktivitet nuk munguan as të afërmit e Mehmet Pashë Derallës

Për herë të parë në vitin 1992 u organizua Ministria e Mbrojtjes edhe njohu gjyshin tonë, si ministër i Luftës edhe njohu edhe ditën e krijimit të ushtrisë. Por ngjarjet ndodhën në një mënyrë të tillë, që ne nuk e dinim arsyen, por në këto 28 vite jemi ndier të braktisur. Kanë kaluar 105 jubile edhe ne jemi ndierë të braktisur. Këtë organizim e kanë bërë fillimisht në Maqedoni. Për fatin tonë në festën që është për 105-vjetorin e formimit të armatës shqiptare, për fatin tonë është edhe gjenerali tetovar, Mehmet Pashë Deralla”.

Valdete Deralla, mbesa e Mehmet Pashë Derallën

Është shumë prekëse, që flitet për familjen tonë edhe e përkujtojmë jo vetëm, por me kaq njerëz sa jemi. Për Mehmet Pashën historia do ta thotë fjalën e saj, nuk ka mundësi që një njeri si Mehmet pashë Deralla të harrohet dhe të flejë gjumë vetëm nëpër libra, por edhe historia duhet që ta ketë parasysh se si duhet vlerësuar. Unë mendoj se edhe në Shqipëri duhet që të  ketë një bust për Mehmet Pashë Derallën, është krahu i djathtë i Ismail Qemalit”.

Genc Deralla, stërnipi i Mehmet Pashë Derallën

 Përshëndes këtë iniciativë për këtë personalitet, që ka ndikuar në krijimin e këtij shteti që ju sot gëzoni. Të njohim historinë tonë. Nëse nuk e dimë të kaluarën, nuk do ta gjejmë rrugën që të shkojmë përpara”.

Berat Deralla, nipi i Mehmet Pashë Derallën

Ekspozita që ka si qëllim të nxjerrë në dritë rolin e Mehmet Pashë Derallës në vendosjen e themeleve të shtetit modern shqiptar dhe do të vazhdojë të qëndrojë e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/07/2018 23:26

    Selamë, Abibë, Shefqetë, Nevruzë, Bexhetë, Xhemailë, Xhebrailë, Abdylë, Sejdinë, Mustafë, Muhametë, Ramizë, Ibrahimë, Bajramë, Kadrinj, Hafizë, Ramadanë, etj etj Kur do ti ndërojë shqiptari këta emra? Emra që ua sollën atyre, pushtuesit!

    Përgjigju
    • bisha: 24/07/2018 00:23

      ja te kujtojm lek plepin dhe presh tuçin

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë