BOSNJE - Përkujtohet sot në Bosnjë 17 vjetori i masakrës së tmerreshme te Sebrenciës. Mijëra njerëz pritet te tubohen sot në përkujtim të kësaj masakre ku mbetën të vrarë në vitin 1995 nga forcat serbe mbi 8 mije civilë myslimane.Pjesë e ceremonisë së përmortshme pritet të jetë gjithashtu dhe varrimi i mbetjeve mortore të rreth 500 viktimave të identifikuara.

Këto mbetje u gjetën gjatë një varreze masive të zbuluar së fundit dhe janë identifikuar përmes analizës së ADN-së. Mbetjet mortore do të varrosen në vendin ku gjenden dhe varret e 5 mijë viktimave të Sebrenicës.

Presidenti amerikan Barak Obama në një dedikim të vecantë për këtë ditë u shpreh se “Sebrenica do jetë e lidhur gjithmonë me disa nga aktet më të errëta të shekullit të 20-të”. Ndërsa e cilësoi masakrën si një akt të paparë të genocidit që shokoi botën.

Obama siguroi dhe njëherë se SHBA do jetë gjithmonë në krah të popullit të Bosnjë Hercegovinës.

(ns/shqiptarja.com)