Perla e ditës: Berisha thotë se pas Portit të Durrësit qëndron Lukashenko (dhe Putin) meqë qenka takuar me Al Abbar dhe ‘provë’ ka një foto publike
Ish kryeministri Sali Berisha
Sali Berisha pretendon se pas projektit të Portit të Durrësit qëndron një përzierje e frikshme, e disa prej njerëzve më të padëshiruar për botën perëndimore.
Sipas tij, “pas kësaj afere qëndrojnë vëllezërit serbë Kariç, të njohur si financues të Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandër Vuçiç.
Por pas kësaj afere qëndron edhe diktatori i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Kompanitë që po investohen në këtë mega-aferë janë nën sanksione nga bota perëndimore”.
Por çfarë prove paraqit Berisha?
Një foto të Lukashenkos, që është takuar me Al Abbar. Kaq ka mjaftuar, që Berisha të thurrë gjithë këtë intrigë, ndërkohë që Al Abbar në fakt, takon me dhjetëra drejtues shtetesh e biznesmenë të fuqishëm.
Por Berishës i duhet vetëm foto e tij me Lukashenkon, për të treguar se Rama është kundër Perëndimit, ndryshe nga ai, që edhe pse është shpallur “non grata” nga Perëndimi, shfaqet si mbrojtës i Perëndimit në Shqipëri.
“Njoftim për ambasadën e SHBA-së!
Në foton nr. 1 është njoftimi zyrtar i takimit zyrtar mes presidentit të Emaar Group, Mohamed Al-Alabar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në mes të luftës Rusi-Ukrainë, ku dihet ça krahu mban Minsku...
Në foton nr. 2 është Edi Rama në përqafim vëllazëror me partnerin në biznes të Lukashekos, të cilit i votoi me vota "grata" një projekt 2.1 miliardë euro në parlament!
Pyetja për aleatin tonë strategjik SHBA është: A ka luftë në Ukraine dhe a keni problem që kryeministri i Shqipërisë të bëjë biznes me kompani që po ju vetë i keni shpallur "non-grata"..., apo jo”, shkruan portali i familjes Berisha./TemA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.6%
-
Shëndet
70.5%
-
Mirëqënia
18.9%
Vota total: 943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)
30 Dhjetor 2024, 15:00
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor 2024, 13:48